Në mungesë të fondeve BE-së, skeme e re tranzitore për fermerët, kush mund të aplikojë

22 Shtator 2024, 20:23Ekonomia TEMA

Në mungesë të fondeve BE-së, skeme e re tranzitore për

Prej më shumë se një viti BE ka pezulluar fondet që jep për bujqësinë shqiptare. Në këto kushte qeveria ka hartuar një skemë të re, e cila do të jetë tranzitore deri sa programi IPARD3  të bëhet efektiv. Skema nis aplikimet nga 30 shtatori dhe do të jetë e hapur deri në 8 nëntor. Ardita Kaçi drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Ruralë, gjatë një interviste për emisionin E-ZONE në Vizon Plus evidentoi kriteret dhe kush do të jenë përfituesit e kësaj skeme.

“Kjo skemë do të jetë në fuqi dhe do të shërbejë si një skemë tranzitore mes programeve IPARD 2 dhe IPARD 3. Në momentin që fondet e BE-së do të jenë efektivë, skema ndërpritet pasi janë kriteret e Bashkimit Europian të cilat parashikojnë që nuk mund të ketë mbivendosje masash të financuara nga një program, me masat e investimeve që financon buxheti i shtetit”, tha ajo.

Skema nis me një buxhet prej 500 milion lekësh, por fondi total edhe për vitin e ardhshëm do të  jetë në 1.5 miliard lekë. Por kush do të aplikojë?

“Edhe një fermer që ka përfituar nga skema kombëtare mund të aplikojë në skemën e dytë për investime, me kushtin që aplikimi të mos jetë për të njëjtën masë. Ndërkohë çdo fermer tjetër që ka NIPT, nuk ka detyrime të papapaguara si dhe ata që paraqesin plan biznesi që kanë kohëzgjatje më shumë se pesë vite, mund të aplikojnë në skemën e re”, sqaroi Kaci në E-ZONE

Por si do të zgjidhen fituesit dhe si do të bëhet aplikimi?

“Aplikimi do të kryhet me dosje fizike pranë zyrave të AZHBR-së në çdo qark. Dokumentacioni i plotë do të bëhet i ditur pranë këtyre zyrave. Nëse aplikimet janë më shumë se fondi, ne do të bëjmë një pikëzim të kritereve, ku avantazh do të kenë ata fermerë që janë nën 40 vjeç”, sqaroi ndër të tjera znj.Kaçi në Vizion Plus.

2 Komente

  1. J
    Jack Daniels

    Koka ben koka person thoshin gjyshet tona, makuteria dhe hajduteria duhet te paguajne , lerini keto skemat paljacate ,Si eurot e BE ashtu si ato te taksapaguesve duhet te hetohen ne cdo qindarke sepse kjo krijon precedentin (i cili nuk eshte me i tille prej vitesh tashme , qe vidhet shteti apo paraja publike por te gjithe zgerdhihen,sepse ky shtet ne 30 vjet eshte vjedhur nga hajdute te te gjithe llojeve , por Hajdutet e rinj i kan amnistuar te vjetrit sepse edhe vet ne menyre novatore do te vjedhin e keshtu historia e pambaruar e hajduterise edhe kacakerise do te shkruhet gjate ndane ketyre shkrepave qe kurre nuk e pelqyen ndonjeher fjalen SHTET E pra para se te hidhni leke nga xhepat tona perseri hetoni cfare u be me vjedhet e fondeve te BE , pastaj me siguri do te keni pergjigjen perse perse u pezulluan fondet, apo jeni miq e shoke me hajdutet, nese eshte keshtu vazhdoni se shqiptaret po ikin

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora.Vlora

      Ne mungese te fondeve se i hengri karaputana e rilindjes Krfica ,qe tani na e ka bere dhe keshilltare Rahmut haleja

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje