Kufizime në pagesat që kryhen me para në dorë

21 Shtator 2024, 21:30Ekonomia TEMA
Kufizime në pagesat që kryhen me para në dorë

Qeveria shqiptare dhe Banka Qendrore synojnë që deri në vitin 2027 të ulin më tepër përdorimin e pagesave me para në dorë në ekonomi, të rrisin pagesat nëpërmjet e-banking, transaksionet nëpërmjet faturave e-invoice pa para në dorë dhe numrin e bizneseve që përdorin POS në ambientet e aktivitetit të tyre.

Në vijim do të zbatohet një plan masash nga administrata tatimore, ku pjesë e prioriteteve 4 vjeçare do të jetë ulja e parasë cash nëpërmjet përdorimit të terminaleve POS në Shqipëri.

Konkretisht, gjatë viteve të ardhshme parashikohet vendosja e një limiti për pagesat cash mes individëve, reduktimi i metejshëm për pagesat me para në dorë mes bizneseve nga 150.000 lekë që është aktualisht, si dhe krijimi i rregullave të riskut, të cilat evidentojnë tatimpaguesit që fragmentizojnë faturat për të mos kaluar limitin që përcakton ligji, tatimpaguesit që kanë nivel anormal të faturimit cash krahasuar me të ngjashmit e tyre.

Gjithashtu, brenda vitit 2025 do të krijohet një grup pune mes Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave për të ulur komisionet e përdorimit të terminaleve POS mes bankave të nivelit të dytë dhe tatimpaguesve, e thënë ndryshe bizneseve.

Megjithëse vitet e fundit ka patur një rritje të lehtë të përdorimit të kartave dhe pagesave elektronike, kryerja e pagesave me para në dorë në Shqipëri vazhdon të mbetet ende i lartë në krahasim me vendet e tjera evropiane. Kjo përqindje e lartë është ndikuar nga kultura jonë e kryerjes së pagesave me para në dorë, normat e ulëta të interesit për depozitat, mosinstalimi i terminaleve POS në të gjitha pikat e shitjes me pakicë dhe të tjera.

1 Komente

  1. C
    Cash and "Honey" si shqiptar zakoni

    Po lerini o njerez te levizin ca para shqiptaret. Cfare eshte kjo sjellje kaq agresive me popullin. Lerini emigrantet te fusin ca para ne Shqiperi. Bejani jeten pak me te lehte. Lerini shqiptaret te shpetojne ca para nga taksat. Pse gjithe kjo fushate per ti vene shqiptaret me shpatulla pas murit. Sa pse te gjitha leket e shqiptareve te kalojne nga Bankat.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje