Të pasurit e vendit në “skaner”. Në sitë 33 të parët, do t’u hetohet burimi i të ardhurave

24 Shtator 2024, 17:20Ekonomia TEMA
Të pasurit e vendit në “skaner”. Në sitë 33

Nga shpenzimet ditore te ato mujore për faturat e dritave e ujit, apo pagesat e tjera bashkë me pronat apo makinat luksoze... 33 personat me të ardhurat më të larta në vend do “skanohen” nga Administrata Tatimore. 

“Synimi deri në vitin 2027 është krijimi i sistemeve, regjistrave dhe kapaciteteve për verifikimin e të ardhurave dhe pasurisë së pashpjeguar, duke synuar që ky proces të shtrihet në rreth 500 tatimpagues të regjistruar dhe rreth 200 individë”, sqaron Ministria e Financave.

Për të vërtetuar se paratë e harxhuara nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e shpenzuar me të ardhurat që individi ka pasur atë vit.

“33 apo 200 persona janë një kampion shumë i vogël krahasuar me popullsinë. Duhet shtrirë më tej për të skanuar gjithë të pasurit që i kanë paratë nga burime të pajustifikuara”, tha për A2 CNN eksperti i ekonomisë, Edision Zaçaj.

Nga ana tjetër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, “tatimet” do të “fusin në lupë” të gjithë zotëruesit e makinave luksoze në vend.

Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale që zotëruesi i saj ka pasur gjatë këtij viti.

“Plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve do të bëhet fillimisht për 10%për qind të tatimpaguesve brenda muajit dhjetor 2026. Janë 128.000 taksapagues aktivë në vitin 2023 dhe pritet të ketë një regjistër për 10 për qind, ose afërsisht për 12.800 taksapagues brenda vitit 2026”, sqaron më tej Ministria e Financave.

Po për të hetuar pasurinë do të ngrihet edhe Regjistri i Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të individëve apo bizneseve.

“Është një hap pozitiv do të thosha nëse do të ketë vullnet për të luftuar pastrimin e parave në vend”, nënvizoi Zaçaj.

Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror që do të batohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bashkë me atë të Transportit Rrugor. Në rastet kur do të gjendet se vlera e automjetit nuk justifikohet, zotëruesi do të çohet për hetim.

17 Komente

  1. Y
    Y. H

    Me kete njoftim i thuhet horit fshi leket se do vij per kontroll.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tung

      Ky shtatori gjithmone me premtime. Po deri tani nuk paskan hetuar fare kto dmth!? Tere bota thote ndiq parate keta bejne gazetarin duke na dhene lajme e vec fjale.

      Përgjigjjuni
    2. k
      kacidhja

      Ja dolen leket per rritjen e pensoneve,n.q.s behet me korrektese skaneri.Jane miliarda te ardhura nga vjedhja e pasurise kombtare dhe krimi i organizuar.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti-komunisti

        Kurse drejtorët 5D të lalit me hotele e prona ne bregdet i kanë me kursimet e gjyshërve. Me rrogë shteti dhe hotel në Himarë vetëm ai Taulanti i bashkisë del deri tani

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti

          Eshte nje nisme e mire kjo.Mendoj qe frytshmeria e kesaj nisme do te varet shume nga ngarkesa qe do te kene personat .Nuk eshte e lehte te inventarizohet pasuria ne natyre dhe ne vlera monetare e bizneseve problematike.Ndaj duhet staf jo i vogel per te realizuar ate perqinje.Nje faktor ne kete nisme do te ishte angazhimi i pjeses me te madhe te tatimoreve te cilet jane lehtesuar shume nga procesi i fiskalizimit

          Përgjigjjuni
          1. S
            Ska problem

            Per tu tallur . Po aty kane qene kontrollet financiare edhe nje pa arsim perkate po te shkoje ne nje biznes i gjen kollaj bilancet e dyfishta sot pothuaj te gjithe bizneset i kane te punsuari me page 50000 lek ne muaj shkoni qerroni syte ne banka dhe do te gjeni nga specialiste e puntore me kete page e cohet mbas 10 vjetesh mbasi ja trashi bythet ketyre bizneseve kerkan ti tremb Si ajo prralla qe donte te trembte gruan me koken e maces dhe pergjigja qe pirdh pirdh ka dashur diten e pare tani shko fli ne haur

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jeta

              Brenda këtij viti duhet patjeter të ngrihet Sistemi i Hetimit Pasuror nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pasi Profesionet e Lira, qe i mbron Gjykata kushtetuese, ne menyre te vecante DENTISTET po bejne namin ne Shqiperi, DUKE SHKULUR DHEMBE E NGRITUR PALLATE.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po

                Po thoni tani do fillojm me gjoba te tjera se sikur ata te mallit n'a u tremben dhe iken ne Dubai. Rrac bucash.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Julio

                  Të gjith këto pasanikët, do kërkojnë azil në shtetin tjetër të bektashive.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klevi jam kerrici i koke paces .

                    Po me keta e keni kollaj fare , po Argita dhe Sypeshkaqeni qe kane pastruar miliona dollare dhe kane blere vila pa numer , prona pa kufi ne Shqiperi dhe Evrope , pse SPAKUi dhjere ne breke nuk i arreston , apo nuk i mban bytha se ata jane nje bande kriminelesh dhe hajdutesh qe te zhukin pa gjurme sic kane bere keto #0 vjet?

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vetem FBI ben pune !

                      Jane nje grup i vogel Biznesmensh te ndare secili Firmat e veta Miliardere ! po qe kane bashkepunuar me nje pjese te ish Politiakaneve te djeshem dhe te sotem ! Qe i kane kopsitur aqe mire Miliradat e fituara ! qe vetem Specialiste te FBI ja kane mundesine tjua gjene gabimet e korruspionit ! njeri nga keta te ketij grupi ! FBI ka bllokoi Vilat ne Boston dhe Kazinon ne Boston ! ( ketij qe ja kane bllokuar eshte nder Specilaistet e vleresuar ne Evrope bile ka qene dhe Pedagok ne USA ne nje nga Fakultetet ne USA....( Nje nga korrupsionet mbas 90 , blerja e Hotel Tiranes...... ngritja nga e para ish Banka Popullore , sote banka OTB Bank Albania .) e shume te tjera Biznese qe jane te Dekuemntuara ne faqene Bizneseve te shqiperise.. si Hotel Tirana dhe Banka OTB ne fillum ju shiten Francezeve dhe pastaj u blene nga Pronare te rinje....huf huf huf ka shume....nese mblidhen korrupsionet abuzive ,,, Pensionet behen nga 1000 Euro ne muaj....

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Toni

                        Mos shikoni makinat o mashtruesa... shikoni pallatet...

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Denis

                          Pupupu i ka hik mendja ketyre paraziteve ne shtet. Duan te rregjistrojne pasurite e njerezve. Cpune ke ti te rregjistrosh pasurite e mia o ndyresire. Pasuria ime nuk duhet te jete informacion publik. Shko lufto kriminelet pa prekur privacine tim

                          Përgjigjjuni
                          1. b
                            beni

                            Aman ate zamir manen se iku ne rumani me 150 dollare dhe u kthye milioner

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Duhet falenderuar FBI_USA - Evropa dhe SPAK.

                              Kujt i kujtoehn vitete 93-94 ku ne TR dhe ne te gjitha rrethet e shqipersie.... shikoje kamione em molle dukue u shitur me 800 leke kg...Te gjitha mollet e ardhura nga Magazinat e Greqise.... ku dhe vete Greqia i merte nga Magazinat e Gjermanise ne Shtutgart....vetem po ti boshatisje keto molle nga Magazinat e ketyre dy shteteve....te dyja shtete paguanin miliona Euro...dhe jua dorezonin Firmes shqiptare per ti groposur dhe jo per ti shitur ! ky eshte nje nder rastet me Egzemplare qe ka ndodhur ne shqiperi...me vone u bene Aksionere ne blerjen e hotel Tiranes....me vone si gurp formuan dhe ndertuan banken Popullore sote Banka OTB Banka Albania...jua shiten si Hotelin dhe Banken sipermaresve Biznesmene Franceze....me vone Hotel Tirana u ble nga nje Biznesmen Shqiptare....ndersa Banka OTB Banka Albania u ble nga HUngarezet qe eshte dhe sote....mos te flasim dhe per shembuj te tjere...qe jane me shumice.... Rendesi ka meqe USA FBI dhe Evropa po kerkon te luftoje korrupsionin ne shqiperi , kjo eshte nje miresi per te gjiteh popullin....vetem se duhet vite te luftojne keta kriminele...qe nuk jane nje apo dy por jane shume....ne numer.....nr kryesore e kryeson ish Ministri i Fiancave Anastas Angjeli....ku FBI -USA ja ka bllokuar Bizneset e Families te tije....keshtjellen en Boston - Kazinon-Vilat dhe Bankat ne verefikim.....Shqiptaret ne Boston mbas ekane ndegjaur atje... Le t shpresojem qe Rinia e se ardhmes te kete nje jete me te mire....hde deri atehere keta kriminelle kane vdekur.....por do ti perjetojne pjestaret e Familieve te tyre... Pnesionet pfiu normal nese mblidhen keto Miliarda korrupsion verette mund te ngrihen ne padiskutim..nga 1000 Euro....

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Duhet falenderuar FBI_USA - Evropa dhe SPAK.

                                Kujt i kujtoehn vitete 93-94 ku ne TR dhe ne te gjitha rrethet e shqipersie.... shikoje kamione em molle dukue u shitur me 800 leke kg...Te gjitha mollet e ardhura nga Magazinat e Greqise.... ku dhe vete Greqia i merte nga Magazinat e Gjermanise ne Shtutgart....vetem po ti boshatisje keto molle nga Magazinat e ketyre dy shteteve....te dyja shtete paguanin miliona Euro...dhe jua dorezonin Firmes shqiptare per ti groposur dhe jo per ti shitur ! ky eshte nje nder rastet me Egzemplare qe ka ndodhur ne shqiperi...me vone u bene Aksionere ne blerjen e hotel Tiranes....me vone si gurp formuan dhe ndertuan banken Popullore sote Banka OTB Banka Albania...jua shiten si Hotelin dhe Banken sipermaresve Biznesmene Franceze....me vone Hotel Tirana u ble nga nje Biznesmen Shqiptare....ndersa Banka OTB Banka Albania u ble nga HUngarezet qe eshte dhe sote....mos te flasim dhe per shembuj te tjere...qe jane me shumice.... Rendesi ka meqe USA FBI dhe Evropa po kerkon te luftoje korrupsionin ne shqiperi , kjo eshte nje miresi per te gjiteh popullin....vetem se duhet vite te luftojne keta kriminele...qe nuk jane nje apo dy por jane shume....ne numer.....nr kryesore e kryeson ish Ministri i Fiancave Anastas Angjeli....ku FBI -USA ja ka bllokuar Bizneset e Families te tije....keshtjellen en Boston - Kazinon-Vilat dhe Bankat ne verefikim.....Shqiptaret ne Boston mbas ekane ndegjaur atje... Le te shpresojem qe Rinia e se ardhmes te kete nje jete me te mire....dhe deri atehere keta kriminelle kane vdekur.....por do ti perjetojne pjestaret e Familieve te tyre... Pnesionet pfiu normal nese mblidhen keto Miliarda korrupsion vertete mund te ngrihen ne padiskutim..nga 1000 Euro....

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  keq e me keq

                                  Mpriheni mire briskun se tani do ju rr.ani lesht.Ata e kane krijuar me kohe "shtetin e pavarur" dhe nuk pyesin por i japin urdhra qeveritareve qe rrine Gatitu para tyre.Kjo,sepse qeveritaret dhe parlamentaret tane jane te punesuarit e tyre ne te zeze dhe mjafton nje biftek te Nusreti dhe ti bejne ligjet si ti duan ATA ,duke i hequr te tjereve buken e gojes.Sic duket ,kohe pas kohe duhet nje OFL qe te pastroje disa "barera te keqija" qe u futen ne kopshtin e tyre Samireve,Ceteve etj.,etj.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje