Rregullorja e re për sigurimin e makinave: Jo çmime fikse, pagesat sipas faktorëve të rrezikut

24 Shtator 2024, 12:16Ekonomia TEMA
Rregullorja e re për sigurimin e makinave: Jo çmime fikse, pagesat

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i është rikthyer projekt rregullores së diskutuar që në vitin 2021 për të diferencuar çmimet e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.

Projekt rregullorja e re do të caktojë çmime të ndryshme sigurimi për automjetet duke u bazuar në disa faktorë. Faktorët janë mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës nëse është elektrike apo me lëndë djegëse, mosha e zotëruesit të mjetit dhe përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve të tij.

Ligji i miratuar që në vitin 2021 u mundësonte kompanive të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve që të aplikonin tarifa të ndryshme për drejtuesit e mjeteve me historik të rënduar aksidentesh. Por, kompanitë e sigurimeve deklaruan në atë kohë se nisma ishte e parakohshme për tregun shqiptar.

Tregu i sigurimit të mjeteve të transportit zë pjesën e luanit në tregun e përgjithshëm të sigurimeve. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se nga janari deri në korrik të këtij viti sigurimet e makinave zënë 66 për qind të totalit të tregut.

Po në këtë raport, AMF thotë se në shtatë muajt e parë të këtij viti kompanitë e sigurimeve paguan 3.4 miliardë lekë si dëmshpërblim ndaj aksidenteve, shifër kjo me rritje gati 21 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

3 Komente

  1. Nice Rroku

    Ku pjerdhin hajdutët e sigurimeve për shtetin...140 vjet shtet sina tzot as sa Kosova me 20 vjet shtet ...hjadutlliku dosja cak kur u boka ortak me menershtetin....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sonila

      Jo nuk mund te behet keshtu ku eshte pare kjo sigurimi me te madh ai qe ben aksidente apo nga mosha e atij qe e zoteron ku eshte pare qe kompanite te vjedhin sa me shume qe te munden vetem ne kete vend behen na del nje AMF tani vetem per te zhvatur populous per te rrjepur popullin

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        Sonila, nese je idiote mbaje per vete dhe mos e trego ketu. Kete sistem e kane te gjithe venden europiane. Ju rri mendja gjithe diten me parrullat" po vjedhin"....

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje