Qumështi i paketuar dhe nënproduktet do të shiten më shtrenjtë nga sot. Kompanitë e përpunimit Qumështi i paketuar dhe nënproduktet do të shiten më shtrenjtë nga sot. Kompanitë e përpunimit thonë se janë rritur kostot e lëndëve të para, dhe në këtë mënyrë një shishe qumështi 1.4 litra do shitet 190 lekë, nga 160 lekë që ishte në korrik.
Shtesa prek edhe 54 artikuj të tjerë të ambalazhuar, duke rritur drejtpërdrejt kostot e jetesës në familjet shqiptare.
Nga qershori i vitit të kaluar çmimet janë rritur gradualisht, deri në 19% për grupin e bulmeteve, ndërsa vendi përballet edhe me uljen e numrit të lopëve e deleve.
Në vështirësi janë vënë kryesisht baxhot, të cilat thonë se rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djathë. Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim.
Kur nuk funksionon ndarja e pushteteve ne kete derexhe do shkoj vendi. Kryetaret e partive duhet te zhvishen nga pushtetet e teperta. Populli le te haje bar dhe te brohorase per partite. Opozita mori nje relike ne muzeum te epokes se gurit dhe e vuri ne krye te saj Mazhoranca liderin mund ta shpalle sulltan. Populli i cili i ngjason personazhit te Dostojevskit romani Idioti keshtu do ta shtyje jeten.
Erion ver kandidaturen per lider. Ndryshe nuk behet ky vend.