Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se Qendra Kombëtare e Biznesit do të zbatojë parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative lidhur me afatin për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar.
Ky vendim erdhi, duke u nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për arsye të mosfunksionimit të portalit qeveritar e-Albania.
“Bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar do të shtyhet për aq ditë sa nuk ka funksionuar portali qeveritar e-Albania”.
Sipas Ibrahimajt , subjektet që nuk kanë aplikuar akoma për depozitimin e pasqyrave financiare do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar.
Reagim pozitiv si fillim.Por qe mos ti lihet ne dore hajduteve te QKB se sa dite sistemi i tyre ishte out,do te duhet te caktohet me afat nga kjo.Kjo pasi do leshohen te gjithe njeheresh kur te rregullohet dhe hajde gjeje kohen se sa do duhet. Pra deri ne fund te muajit gusht do ishte e vetmja si mundesi e sakte.
Ca ka pozitive pash nerin??? Eshte thjesht nje detyrim ligjor...as ndjese nuk kerkon zonja e rende Ca harbuterie! Nejse, tani si thua ti na duhet: 1) sa dite nuk ka funksionuar sistemi? Dhe jo ta percaktoje kjo zonja apo QKB por te publikohet ekpertiza nga ana e IT te AKSHI dhe te huaj qe jane marre me kete pune; 2)Ku ta gjejme nje ekspert te gjuhes shqipe qe te na perktheje pak: "do të rivendosen për depozitimin e tyre brenda periudhës së shtyrjes së afatit fillestar." Apo te cojme Eqerem Cabejn e shkrete nga varri...
Nuk e kuptoj ca lloj komunikimi eshte ky me FB, sepse ne faqen zyrtare te Tatimeve nuk ka asgje. Aq me teper i i referohet Nenit 54 te Kodit te Procedurae Administrative!!! Dhe me e keqja eshte qe edhe pse platforma e-albania eshte rifutur ne pune, perseri shume sherbime nuk funksionojne, ateher sa do jete zgjatja? Per mendimin tim dhe te bizneseve qe njoh une, shtyrja duhet deri ne 30 Shtator.
pasqyra ! ktej nga ne i thon pasqira
Po nuk na tha ndrikulla ,sa ka paguar ose sa do paguaje RAMUTI qe e-Albania te funksionoje ? Kur do filloje te funksionoje ? KM jone, i gjithedituri i botes ,nuk e dinte qe dardha e ka bishtin prapa me gjithe keto "investime" ne programe kompjuterike qe kane te bejne me te dhena sensitive te shqiptareve.Megjithate vazhdon krielarte ta coje Shqiperine nga gremina ne gremine derisa ta zbraze nga shqiptaret e ta mbushe me greke e serbe.