Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

22 Korrik 2022, 15:20Ekonomia TEMA

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e radhës publikoi çmimet e reja për naftën dhe benzinën, të cilat kanë pësuar ulje.
Nafta do të shitet deri në 226 lekë/litri, ndërsa benzina 211 lekë/litri.

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet 81 lekë për litër dhe mbetet në këtë vlerë.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 22 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 214 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
????Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

 

 

1 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe mos e vrisni mëndjen për këtë luhatje çmimi.

    Lini një Përgjigje