“S’blejmë dot nga prodhuesit tanë, importojmë nga serbi” - Erion Braçe: Ministri ka dy muaj në detyrë, çfarë bën?

25 Nëntor 2025, 11:54Ekonomia TEMA
“S’blejmë dot nga prodhuesit tanë, importojmë nga

Është mbledhur këtë të martë Komisioni i Ekonomisë, ku po mbahet një seancë dëgjimore me grupet e Interesit për paketën Fiskale.

Gentjan Lalaj, nga shoqata e blegtorëve, prodhues të qumështit, u ndal në disa problematika që has ky sektor, duke kërkuar ndër të tjera që vendoset një barazim TVSH, dhe që blegtorët vendas të kenë mundësinë që të shesin prodhimet e tyre.

“Është një paradoks, u kërkua qumësht nga Italia në vendin tonë, dhe ne nuk e shisnim dot se nuk na lejohet të krijojmë një kooperativë. Atëherë dhe ne po e çojmë qumështin jashtë. Ka ferma që nuk u merret qumështi për arsyet që i dimë shumë mirë.

Kërkojmë barazim TVSH sado të vendoset. Fermerët shqiptarë nuk na i shesin dot produktet sepse dhe ne nuk i blejmë dot sepse ne nuk na njihet TVSH në sistem, dhe detyrohemi dhe blejmë misër dhe elb serb, produkte që vijnë nga rajoni dhe nuk ua bëjmë dot komshinjve tanë që luten që t’ua blejmë me një çmim mizerabël”, tha ai.

Sa i përket “kooperativës”, ai tha se kjo nuk është e mundur që të realizohet.

“Bashkimin e fermerëve e shikojmë si diçka të parealizueshme, sot nuk po bëhet vëllai me vëllanë, dhe jo 7 blegtorë. Ne e kemi thënë dhe në ministrinë e bujqësisë…. është e pamundur të bësh blegtorët apo fermerët bashkë. Dhe nëse bëhet, nuk do të ecë gjatë sepse nuk po gjendet rrugët e bashkëpunimit nëpër borde. Nuk funksionon kooperativa në blegtori, të paktën për momentin, sepse ka shumë humbje dhe firo që nuk i tregon dot se ku kanë ndodhur”, tha ai.

Ndërkohë në mbështetje të tij ka dalë deputeti i PS Erion Braçe, i cili tha se këto kërkesa janë bërë edhe më parë, por sipas tij nuk janë marrë në konsideratë nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Ekonomisë.

“Propozimet e zotërisë nuk janë për herë të parë, ka vite që i bën, i kanë dëgjuar dhe ministrat. Problemi është që koha ikën, dhe koha për ta është një lopë që kalon moshën, që nuk prodhon më shumë, një fermë që digjet, përmbytet e kështu me radhë. Të gjitha propozimet që bëri dhe i ka bërë kohë pas kohe, nuk kanë kosto për buxhetin e shtetit, janë rregullime në atë që kemi sot pa shtuar asnjë lek kosto.

Kjo historia që ministria thotë që do e bëjmë kështu siç themi ne, ka sjellë këtë gjendje. Ka dy muaj në detyrë ministri i Bujqësisë, mund të reflektonte, por tha që ‘jam i kënaqur’. Ministri i financave i ka dëgjuar këto problematika. Përfaqësuesi i dhomës së tregtisë, siç koordinojnë çmimin koordinojnë dhe sjelljen, dhe e kuptoj pse nuk kanë ardhur sot këtu”, tha Braçe.

38 Komente

  1. T
    Tina

    Si perfundimin fshataret zgjidhen gje?z Brace ngriheni me shume zerin,se vetem ju i ndiqni keto probleme. F.l.m

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,

      Po ti o mi halesh ke 35 vjet qe vegjeton si parazit ne politike dhe vetem leh se per pune e pame sa bere kur ish Zv kryeminister. Ministrit 2 muaj si mjaftojne te njohi stafin dhe te di ku jane banjot e ministrise ndersa ti del si zagar e leh sa per sy e faqe.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari pa tokë

        Ee, ke ça i thua këtij!? Po budallë fare. Shyqyr që dikush nga PS e ngre zërin për hallet e fshatit, del një koqe, si ky pa bile këtu më sipër dhe e shan Erjonin....... . E di ti sa lopë ka patur Shqipëria më 2013?..... Rreth 700 mijë krerë. E di sa ka sot. Afër 250 mijë....... Ha qumësht serb, qumësht pluhur dhe në vend të djathit, ha niseshte. Idjot.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Replike

          Fshatari pa Toke : pse egziston FSHATI ???? Nuk ka fshat prandaj nuk ka prodhim .!!! Bracja ka mbi 30 vjet qe mer rrogen qyl, flet per tu dukur , peme pa kokra???

          Përgjigjjuni
      2. j
        jevgu

        Ministri shef porn ne celular. Ca pritet te beje ai koktul. Nuk eshte as I pari dhe as I fundit. Per 4-5 muaj shkon ne spak dhe vazhdon avazi me tjetrin apo tjetren ne rradhe. Po ca kari kujtoni me keta bythece 25-30 vjec qe jane emeruar si ministra? Parazite pa asnje ide ne koke se per eksperianc vari karin. Fokusi I ministrit eshte fondet dhe tenderimi. Vete i gjati e ka thon kck dhe vari karin te tjerave

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berati

          Ça do zgjidhin? Kishin skemen e rimbursimit te TVSH. Po punonin fshataret e shkrete. Jo tha Palla se po dalim me humje.. Nderkohe kishim 700 mije krere lope dhe qumeshtin e kishim ne vend. Por Palla nuk po fuste gje ne xhepin e vet. Ndaj ua hoqi edhe ato pese leke fshatarit se helbete po dhjamoseshin shume. Dhe ja tani kemi 250mije krere ama Vuçiçi eshte i lumtur se po punojne fshataret serbe. Votoni ttilindjen.

          Përgjigjjuni
        2. K
          KROI MBRETIT

          Jepi Erion.Uj te zi nxiri ministrise Bujqesise.

          Përgjigjjuni
          1. i
            iliri

            Qeveria per importin e qumeshtit me cisterna , per te lehtesuar importin e tij , ka hequr dhe doganen prej 10% qe ka importi i qumeshtit ne pergjithesi!!

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xxx

              PSE NUK BENI BRACEN MINISTER BUJQESIE? DICKA NDOSHTA DO TE NDRYSHONTE

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jeniceri

                Bracja mire e ka por nje gje nuk po na i thot . Pse prodhimi i brendshem nuk shitet me prioritet ne vend . Ndoshta keni shkuar jashte vendit e kini mesuar se si stimulohen prodhimet vendase . Tek ne ka 36 vite qe na ushqejne te tjeret se prodhimi vendes eshte ne koshin e plehrave ose ne kanalet e lumenjte e vendit . Arsyeja eshte nje o Brace . Ata politkane e shtetare ,qe kane patur poste drejtuese, kane krijuar te gjitha kompanite e tregut te brendshem. Detyrimishte prodhimi i brendshem nuk i konkuron sepse u prishen interesat fitimprurse oligarkve partiak e shteteror .Zgjidhja . Stimulimi me ligj i prodhimit te brendshem dhe kuota kufizuese per ata qe vijne nga jashte . ose tarifa te latra per importin e tyre dhe te ulta per prodhimuin e brendshem . Vetem keshtu do te fuqizojme ekonomin tone e do te nxisim prodhimin e brendshem . Nga ana tjeter do te ulen eksodet e djemve e te vajzave te fshatit jashte vendit .Keto z. Brace i ke aty ne krahun tend. Pa perleshu e mos ki frike nga Rama qe i kritikon, se populli do apo nuk do Rama do te te votoje edhe si i pavarur nga foleja e xhambazve politike .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pse

                  Pse nuk e bejne minister bujqesie Erion Braçen?

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Maro

                    Ishte zv kryeminister e asgje nuk beri...atehere rane skemat e bujqesise se aq kuptonte...lere cfare thote tani..mm

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Alb

                      Nuk eshte ministri, por bujqit qe nuk kane nje organizate te forte me nje bord me integritet dhe te afte, qe t'i kundervihet Qeverise. Njerez bashkohuni, sepse keshtu fitoni te gjithe!!! Mishi, peshku, djathi, gjiza qelben neper frigoriferet e dyqaneve... Siguria ushqimore eshte alarm!!! Bracia e ja siguruar karavastane dhe nuk ngopet.

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nuk kuptova asgjë!

                      ..."Kërkojmë barazim TVSH sado të vendoset. Fermerët shqiptarë nuk na i shesin dot produktet sepse dhe ne nuk i blejmë dot sepse ne nuk na njihet TVSH në sistem, dhe detyrohemi dhe blejmë misër dhe elb serb, produkte që vijnë nga rajoni dhe nuk ua bëjmë dot komshinjve tanë që luten që t’ua blejmë me një çmim mizerabël”, tha ai. Nuk kuptova asgjë nga ky shkrim. Sidomos arsyet se pse nuk shitet prodhimi vendas?! SI është kjo puna e TVSH-së? Kush e ka shkruajtur këtë artikull?!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Toni

                        Sepse ata nuk zbresin dot tvsh. Pra kush blen nga bilujqit tane. Duke mos e zbbritur dot...20% tvsh kthehet ne kosto per ta. Ndaj blejne nga Aerbi sepse fatura importing ka 20% tvsh. Dhe ministria jone e financave ne vend ta bente kompesimin per fermented 20% e beri 10 pra nje prime ne uje.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Anamaria

                          Eshte i komplikuar ky mekanizem, pasi krijon hapesira te medha per abuzim. Nese do tu njihej 20% i tvsh-se grumbullueseve apo fabrikave te perpunimit te qumeshtit, atehere krijohet nje hapesire abuzimi, ku fermeri ta zeme dorrezon 50 litra qumesht me 80 leke /litri = 4000 leke, por ben kompromis me bleresin/perpunuesin qe ka dorrezuar 100 litra me vlere 8000 leke. Ne fakt fermeri merr vetem 4000 leke, por perpunuesi zbret tvsh-ne arfofe jo per 800 leke (50 litra qumesht), por per 1600 leke (sikur ka blere 100 litra).Mekanizmi i TVSH funksionon nese hallkat e zinxhirit te levizjes se mallit jane te lidhura me njera tjetren. Nese nje hallke keputet mekanizmi koruptohet dmth prishet. Duhen gjetur forma me pak abuziviste por qe ndihmojne fermerin. Sidoqofte, bujqesia tek ne do te shkoje keq edhe me keq, per sa kohe nuk jane krijuar kushtet per krijimin e tregut te tokes bujqesore. Kjo eshte pengesa me e madhe qe nuk e le bujqesine te marre fryme.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sotir

                            Po kto litra qe blen ky perpunuesi, a do ja kerkojme ne shitje? Pra nese kontrollohet nga adm tatimore skema shkon si duhet. Ka normativa per cdo produkt. Kjo eshte elementare. Merri karten teknologjike dhe jemi ne rregull. Por duhet pranuar qe nuk kemi kontroll dhe korruptohen. Nese themi kete kemi deshtuar. Politikat fiskale ke ne jane thjesht favore personale. Asgje ne sherbim te ekonomise

                            Përgjigjjuni
                      2. M
                        Muhameti

                        Edhe Enver Hoxha kur ngriten kooperativat e para i ndihmoj me ato pak mjete bujqesore, plehra kimike, farera dhe specialiste te bujqesise. Sot shteti duhet ti ndihmoje dhe stimuloje keto bashkime femeresh me lehtesira fiskale, tarifa, cmime, specialiste, etj , qe fermeret te nxiten per bashkepunim ne prodhim dhe ne shitjen e produkteve te kooperatives. Ku ka interes njerezit bashkohen.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fshatari pa fshat

                          O brace budallaj ti thua qe nuk duan fermeret te behen bashke per blektorine dhe te krijojne nje ferme te madhe apo baxho qe te plotesojne nevojat e tregut ? Kjo eshte e keqja me emadhe nga individet ? Me mire e kane ta shesin vete me bidona duke bredhur dere me dere se sa te bashkohen , kete je i zoti ti qe llap ta vesh ne rruge te mbare tju mbushesh mendjen njerezve per bashkepunim , pa verja emrin si te duash kooperative apo kompani ???? Ti flet sikur duhet te dukesh a derezi me u gjende kola ne pune ????

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Ton

                            Ballkani I hapur nje cmenduri.....fiton me i forti kuptohet Serbia....ne kemi nevoje ende per priteksionizem. Do mbaroje leku I piset...do I vije dita por do perfundojme keq me keto politika Kaotike antiprodhim

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Traktori

                              Te lumte Brace! Mos ju ndaj atyre debileve te ministrise se bujqesise. Ne ate ministri jane mbledhur punonjesit me injorante qe ka kjo administrate.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Replike to Traktori

                                Po bracja jot gjithe mend , ca ka realizuar per 30 vjet ? Vetem sa ka ngritur kartonin ne kuvend ?

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Lime

                                Po nuk u be kompesimi 20% njesoj dp jete....10% nuk ka asnje vlere.

                                Përgjigjjuni
                                1. @
                                  @.

                                  Nuk pyet njeri per bujkun apo blegtorin. Politikanet i kan kopsitur kompanit e tyre që importojn nga jasht. Tokat i duan per panodjellore. Tani i interesojn tenderat se aty vidhet. Keshtu që fermereve ia kan hapur gropen keta xhambazet e politikes që ju shoft raca. Te tjerat jan pordhë me rigon. Perfundimisht na kan groposur si popull. Ju lutem mos haroni te dilni ti votoni keta birbo.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Detari

                                    sjane per ate pune mbetjet turke, rrini ne xhami dhe hani ushqime serbe me helm.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qytetari

                                      Mos u lodhni shume se edhe ca muaj dhe hyn Lidl ne treg e sdo e rruaj me karin njeri per produktet plot pesticide e aflatoksine tuajat. E patet mundesine te silleshit si njerez, dhe tu shisnit njerezve ketu produkte te shendetshme, dhe ne vend te kesaj cfare bete? Kursyet qe te maksimizoni fitmet tuaja pa e vrare mendjen se sa njerez semurni e helmoni, mendesi tipike e fshatarit. Tani shume shpejt do hyjne ne treg bulmeti dhe produktet e BE pa dogane e ju sduhet ta vrisni me ate trurin e vogel per te bere pronarin e tregtarin. Mbyllini fare e mbajeni bujtine me dhoma per turistet se sjeni per prodhim.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nje lexues

                                        Faleminderit per lajmin e mire Qytetari. Me mire mall me me pak shije por te kontrolluar dhe me cmime konkurruese, sesa mall qe ndoshta mund te shijoje pak me mire (megjithese ne Shqiperi shija e produkteve ka humbur pothuaj teresisht) por qe eshte i mbushur me pesticide dhe kacerogjene. Uroj vetem qe Lidl mos te beje lojen e Rossman qe u tregua i paburre dhe nen presionin e kujdoqofte i vuri shtojcen Lala dyqaneve te veta dhe i shet produktet se paku 20-30% me shtrenjte se ne Gjermani (kuptohet vete sesa pjese ka korrupsioni ne keto 20-30%). Por Lidl eshte i fuqishem dhe jam i bindur qe nuk do ta beje kete loje me Shqiptaret. Me behet qejfi qe do te zhduken edhe eksportuesit e mallrave te paketura nga Greqia (vaj, miell, oriz, sheqer, konserva e shume te tjera), qe e rropen kete popull per 30 vjet.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. M
                                        Montréal

                                        Haha bravo Qytetari se ngelen duke pellit .. jooooo Ballkan i Hapur ka Serbi favore jooo d’behet … tani le te hane miell Bullgar e Djath Rumun … qumesht Italie e speca Spanje 1 kg 1 spec???????? se keshtu na vine neve kendej specat e Spanjes plus vaj ulliri extra vierge super lire … se atyre ne shqiperi si del hesapi dhe mendoni se ketu eshte super i kuntrolluar ,jo se si i plas shume … por si le konkurenca te ulin çmimin se normal i prish pune … vazhdini ti bini shkurt hapni kafe e bujtina …se prodhimi ka kokcarje….qofte industri qofte agrokulture…

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          robert

                                          Z. Braçe, me vjen keq, me repsekt, por ti akoma ke mbetur gazetr i Zeri-t te Popullit. Shanset t'u dhane per minister apo Zv/ Kryeminister, por jane vende pune me pergjithesi t emadhe qe nuk kerkojne vetem fjalime boshe dhe pa peshe, por ide dhe pune te perhershme. Bujqesia shqiptare, kur te hyje ne EU, do e shohi se çfare behet me ligjet e Brukselit.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Ana

                                            hahahahahaahahaha - pse kishte ide Arben Ahmetaj, apo keto bibat ministresha mer amon? Po ku i gjeti idete apo ekspertizat zonja Balluku mer amon? Apo Lefter Koka ???? Po nuk ke ke te permendesh me pare te gjithe idote, por hajdute!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Replike

                                              E moj Ana , po pse jane pa ide prandaj jemi ne kete gjendje , jane vetem per te vjedhur ja futi krimbin sali krimineli qe pas 90-tes ?

                                              Përgjigjjuni
                                          2. L
                                            Lani

                                            Jemi shtet bananesh turp I botes jemi

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pesimisti

                                              te mbareshtosh lope qumeshti me rendiment 6-7 mije litra per laktacion duhet te sigurosh te pakten 6 dynym toke bujqesore nen uje per krere/lope per te siguruar/prodhuar vete 60-65 % te nevojave per ushqim. E nese do krijosh nje ferme blegtorale me minimalisht 10 krere/lope do te te duheshin 6 ha me toke. Shume pak fermere mund ti arrinje keto parametra qe te kene mundesi te konkurojne ne treg. Nuk behen gjerat me pahir!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Y
                                                Ylli

                                                Bujqesia duhet te reegulloje cmimet Jo ti mbajne ne qiell sikur vijne nga marsi Kane vetem dy rruge ose ti pershtaten tregut ose te mbyllin bisnesin.Qeveria nuk I ndihmon dot.Nje shembull:Kemi nje dyqan ketu qe shet mallra evropa lindore djath,ullinj,vai ulliri etj.Mallrat shqiptare Jane 2 here me te shtrenjta se te gjitha mallrat nga vendet e tjera.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. nuk e kuptoj çfarë bën qeveria?! Ia fut me gjumë

                                                  Ky është problemi: pse mallrat shqiptare janë më të shtrenjta dhe më toksike se mallrat e huaja?! Apo këta lloj katundarësh kemi?! Apo kjo qeveri është. Ka një problem lidhur me prodhimin, konkurrencën e huaj dhe proteksionizmin. Por duket se akujt nuk i rruhet për këto probleme! 35 vjet pa një qeveri për sê mbari.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. a
                                                  american23al

                                                  Brace ka te drejte ,qeveria nuk e ka kontrollin e vendit pervec parave qe vidhen, bujqesia eshte lene ne dore te spontanitetit dhe kontrolli i ushqimeve ne dore te zotit, palloshi qe mburret per arritje duhet te kalbet se bashku me Brishen dhe meten ne biruce si trathetare te kombit shqipetare..

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. t
                                                    titi tirone

                                                    po cminister bujqesie or trimi PS ai ministri ri bujqesise nuk e ka haberin nga bujqesia e vuri kush e vuri ate pyet Ramen pse e vuri...................

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. g
                                                      genci

                                                      jemi apo nuk jemi ballkani i haaaappuuuur

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje