Shqiptarët jetojnë në shtëpi të vogla, shumica e banesave nën 69 m2

6 Shtator 2024, 22:25Ekonomia TEMA
Shqiptarët jetojnë në shtëpi të vogla, shumica e

Shqipatrët jetojnë në shtëpi të vogla dhe pa hapësirat e nevojshme për çdo pjesëtar të familjes.

Të dhënat e Cens-it 2023 tregojnë se nga 726,325 banesa të banueshme në të gjithë vendin, 533 mijë ose 65% e totalit janë midis 40- 69 metër katror.

Nga banesat që janë në shfrytëzim 23.7% e tyre janë 70-99 metër katror dhe 10% janë mbi 100  metër katror.

Por ajo çfarë vihet re është se me kalimin e viteve, sipërfaqja e banimit është rritur.

Në Censin e vitit 2011, në të gjithë vendin u numëruan 709,865 banesa në shfrytëzim, nga të cilat 75% ishin nën 69 metër katror, 17% deri në 99 metër katror dhe 7,7% mbi 100 metër katror.

Një tjetër fak është se numri i shtëpive të banueshme nën 40 metër katror ka pësuar rënie të ndjeshme.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2011 kishte 218 mijë banesa që ishin në shfrytëzim nën 40 metër katror, ndërsa më 2023 janë 127,552 të tilla. Nga stoku i banesave që janë në shfrytëzim ende një pjesë e madhe e tyre, rreth 16,6 % nën 40 metër katror.

Sipas të dhënave të Cens-it 2023, në të gjithë vendin numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 170,264 janë bosh. Një pjesë e madhe e tyre janë në qytetet e mëdha të vendit dhe sidomos në Tiranë dhe Durrës.

9 Komente

  1. b
    banori pa prone

    Tashme pamundesia per te blere banese, sidomos ne Tirane ka arritur kulmin. Cmimet jashte cdo llogjike. Po pse u rriten? Nga ata qe e kane kete monopol, sepse kane para ( te vjedhura e te pista) dhe pushtet. Lush i nderton pallatet? politikane, pushtetate, oligarket dhe trafikantet Kodi mafjes per rritjrn e ketyre cmimeve: Ku rrita vleren e prones!!!!! Kjo edhe per ca ndertesa 60 vjecare e me shume, vetem pse u suvatihej fasada....

    Përgjigjjuni
    1. .
      ....

      Çfare bere deri tani? Perse nuk ke blere edhe ti nje shtepi? Ju ngeli goja, oligarke, kur as vete nuk e kupton se nga vjen kjo fjale. Ne te gjthe boten ka kulla, ndertime komplekse dhe ti kujton se ato u ndertuan me djersen e ballit? Njerez inferiore qe nuk shikoni me shume se sa hunda juaj. Ti nuk di as te shkruash, prandaj ke ngelur i varfer. Çfare eshte suvatihej ?

      Përgjigjjuni
      1. a
        adi

        o shoku veliaj ca bem deri tani? pse nuk blem shpi? kur ta bleja kur isha 15 vjec? rri urte mos ja fut kot se sben sens 3000euro/m2 ne tirane ku paga mesatare eshte qameti 700euro. po leri llafet e mos na bej kot, se kur ske fakte dhe detaje, kapesh tek gramatika. Tipik ordiner qe i lepihet Rames

        Përgjigjjuni
        1. e
          emigranti

          Jo vetem kaq, por harrojne se ne tere boten cmimet e shtepive rriten cdo dite, ndersa dimesionet e apartamenteve zvogelohen. Po ashtu, ne tere boten jane nje pjese e popullsise qe mundet te blejne shtepi apo apartamente. Pjesa me e madhe jeton me qera. Problemi me keta komentuesit si ky miku ketu me lart eshte se kujtojne se jasht vendit gjerat ecin mrekullisht, por harrojne se kudo, ne kapitalizem jo te gjithe jane miljonere.

          Përgjigjjuni
      2. s
        spata

        Shkrim kot se koti .Futja qe tu hapet oreksi budallenjve te bleje shtepi me siperfaqe te madhe te ndertuara nga oligarket e politikanet . Sot nuk rrojne bashke femije e prinder .Tendenca eshte drejt stilit Japonez ku siperfaqet nuk jane me shume se 60m katrore .

        Përgjigjjuni
        1. a
          arda

          po fiks, me thuaj mua te jetojme 4 veta tek shtepia e 2 prinderve qe eshte 55m2. dmth 6 veta ne nje shtepi 1 1... LOGJIKA JOTE?

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nuli

          Nuk ka rendesi, sepse jane kullat e oligarkeve.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lungomarja

            Ore ai personi pa emer ae pyer ...cbere deri tani, me siguri qe eshte nga ata hajdutet qe ka ndertuar pallat me pare te pista ose te vjedhura...Nuk presim tjeter gjykim nga keto mostra.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Mos u ankoni, por kthehuni ne fshatra ku ka toke dhe mos rrini mbyllur neper apartamente te vogla ne qytete.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje