Niveli i liqeneve të kaskadës së Drinit vijon të rritet si pasojë e reshjeve intensive. Fierza ka arritur në 279 metra, ndërsa prurjet mbeten mbi mesataren shumëvjeçare.
Liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës po administrohen sipas rregullores sezonale, ndërsa operatorët garantojnë se situata është nën monitorim të vazhdueshëm.
Rritja e prurjeve vjen në një kohë kur bilanci i energjisë elektrike për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregon një tablo më të dobët të prodhimit vendas për shkak të thatësirës së tejzgjatur.
Sipas INSTAT, prodhimi neto vendas ka shënuar ulje me 31,3%, duke zbritur në 1.075 GWh nga 1.565 GWh të një viti më parë.
Humbjet në rrjet kanë zbritur në 323 GWh, një rënie me 5,9%, dhe konsumatorët familjarë shënojnë një rritje të lehtë, ndërsa sektori jo familjar regjistron ulje të konsumit.
Operatorët e energjisë theksojnë se kombinimi i prurjeve të larta në kaskadë dhe rënies së prodhimit sezonal kërkon menaxhim të kujdesshëm të shkarkimeve dhe burimeve energjetike në vijim.
Po nga vjedhjet, sa ka rene prodhimi energjise? Prandaj OSHEE e mban sekret nivelin e ujit ne Fierze, ne vend qe ti beje ne dije opinionit ne menyre te perjavesheme mbi nevelin e ujit ne HEC e fierzes, konsumi ne sasi te shprehur me renie niveli, energjine e prodhuar nga uji harxhuar dhe ku eshte harxhuar apo shitur kjo energji, duke evidentuar dhe cmimin e energjise ne burse. Po kjo nuk behet se ndryshe do kerkobej llogari edhe per ujin e harxhuar nga Fierza dhe kjo nuk ju intereson......