Taksa progresive për profesionet lira nis në tetor 2023

30 Tetor 2022, 20:30Ekonomia TEMA

Taksa progresive për profesionet lira nis në tetor 2023

Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2023, por ai do të prekë vetëm profesionet e lira.

Janë rreth 20 mijë të vetëpunësuar pjesë e profesioneve të lira që do të jenë subjekt i këtij tatimi progresiv, 13, 15 dhe 23 % në varësi të xhiros që ata dekalojnë. Por kur do të nisë zbatimin kjo pagesë për këtë kategori të vetëpunësuarish?

“Ne kemi menduar që vetëm profesionet e lira të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, çdo ndryshim tjetër ligjorë do të nisë efektet në 2024. Kemi menduar që muaji tetor–dhejtor 2023 të jetë afati kur të gjitha kategoritë e profesionistëve të lirë të nisin të deklarojnë dhe të paguajnë tatimin progresiv”, u shpreh Vasilika Vjero në emisionin “E-ZONE” në “Vizion Plus”.

Vetë përfaqësuesit e profesioneve të lira, siç janë kontablistët e lidhin hyrjen në fuqi të këtij ligji jo në një vit të plot tatimorë, me zgjedhjet që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Është e pakuptueshme pse bëhet një ligj dhe propozohet që ai të hyjë në fuqi vetëm për tre muaj. Çdokush mund të mendojë që shtyrja e tij do të jetë për efekt të zgjedhjeve vendore”, u shpreh Sotiraq Dhamo.

Javën e ardhshme Ministria e Financave do të publikojë për konsultim listën e profesioneve të lira që do të duhet t’i nënshtrohen tatimit në mënyrë progresive, listë e cila do të shoqërohet me shumë diskutime, lidhur me aktivitetet që do tatohen dhe ato që do të përjashtohen.

 

1 Komente

  1. K
    Kela

    Kontabilistet kane gjetur parajsen ne Shqiperi. Bravo iu qofte!

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema