Rritja e vlerës së pronave në vend, po shihet si një biznes fitimprurës jo vetëm për vendasit por edhe të huajt.
Ndonëse prej vitesh po investojnë, në vitin 2024 sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 379 milionë euro shkuan në drejtim të këtij tregu nga të huajt.
Ekspertët e tregut thonë se qëllimi për ti kthyer në biznese me qira ditore është arsyeja që po i nxit më shumë të huajt të investojnë.
“Kemi kërkesa shumë të mëdha që marrin apartamente i riparojnë me kushtet që duan të huajt dhe turistët, dhe i japin me booking për disa net”, shprehet Gjin Gjoka, ekspert i pasurive të paluajtshme.
“Gjithmonë rritje. Dita ditës shohim kërkesa të shtuara ku dhe oferta është po në të njëjtin drejtim. Njerëzit që kërkojnë me qira janë vendasit, por më shumë janë dhe të huajt”, shprehet Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të paluajtshme.
Ky zhvillim i tregut ka rritur ndjeshëm çmimet edhe për vendasit, kryesisht ato të qirave.
“Nëse çmimet kanë një stopim, ka te pronat luksoze por s’ka rënie çmimesh. Në shtëpi do ishte mirë që të gjithë të kishin një shtëpi. Duke llogaritur Unazën e Vjetër pothuajse 90% e apartamenteve janë të riparuar dhe jepen me booking.
Së dyti, kërkesa e studentëve është e lartë, por dhe rreth 19 mijë banorë shpërngulen, pashaportizohen në Tiranë. Në Astir sot gjejmë një apartament jo poshtë 350 euro dhomë kuzhinë. 2+1 të kompletuar nuk e gjen nën 500 euro. Kinostudio, Porcelani Xhamlliku, qiratë janë 550, tek Unaza 650”, tha Gjoka.
“Trendi rritës vazhdon si pasojë e kërkesës së lartë po dhe ndërtuesit kanë shtuar kostot që përkthehen në fund të klienti”, tha Demirxhiu.
Por deklarata e kryeministrit Edi Rama për një dyfishim të çmimeve të pronave me anëtarësimin në BE si rrjedhojë edhe të qirave, sipas ekspertëve të tregut do të vër në lëvizje qytetarëve për të investuar me çmimet aktuale.
“Sipas parashikimeve mund të kemi rritje. Por iu bëj thirrje që nuk ka ulje çmimesh”, tha Gjoka.
“Nuk kemi hyrë në Europë dhe rritjet e çmimeve janë goxha. E shohin një treg me potencial. Të huajt do jenë goxha në numër dhe sigurisht do rrisin çmimet”, tha Demirxhiu.
Jo vetëm në tregun e pasurive të paluajtshme, investimet e të huajve në 2024 u rritën ndjeshëm, teksa arritën 1.6 miliardë euro, 92 milionë më shumë se në 2023.
Holanda, Italia dhe Turqia janë shtetet që kryesojnë listën për vlerën e investimeve të huaja në Shqipëri. (TCH)
Hapja e tregut te pasurive te paluajteshme (banesave) per te huajt eshte nje mase krejtesisht antipopullore. Ne vendet e BE asnje shqiptar nuk ka te drejte te behet pronar i nje banese. Kjo e drejte u takon vetem shtetasve te BE. Ky ligj ne disvavor te shqiptareve solli rritjen e cmimeve e ju hoqi mundesine cifteve te reja te kene mundesine, qofte edhe me kredi, te ndertojne te ardhmen e tyre ne nje banese te veten. Spanja per shembull po shkon deri atje sa tu ndaloje edhe qytetareve te BE, jo spanjelle, te blejne banesa ne Spanje. Fatkeqesisht tek asnje nuk e ngre zerin....
Mos merr kot zjarr o Benko. Keta "te huajt" shumica jane emigrante shqiptar, dhe ne shumicat e vendeve te BE-se çdo shqiptar qe ploteson kushtet e rezidences mund te bleje shtepi. Çiftet e reja do bejne si ne gjithe boten, do rrine ca vite me qira, pastaj do blejne shtepine e tyre (nese nuk u lene ndojne prinderit).
o femije i deshtuar nga jeta, SI DO E BLESH SHTEPINE? 2000euro m2? bej pak matematike dhe e shikon. nuk blen dot nje cift i ri shtepi harroje me ato cmime. nje 5% i vogel qe ka paga te mira pjesa tjeter dhe me qera e mezor, se te paguash 500euro qera ke Selvia eshte tja fusesh vetes
Ja ke fut kot plako. Po pate pare e blen shtëpinë në Gjermani dhe duke jetu në Shqipëri.
Ore a ka ndonjë kuadër ligjor ose autoritet që kontroll shitjen e pronave të paluajtshme në palë të treta ose individëve që nuk janë shtetas të BE apo këtu mund të hyj Derri e Dosa?!
BenKo nuk po thua te verteten , kete koment qe ke shkruar e ke ne koken tende apo ta ka sygjeruar ndonje alien , Ne emigrante ne Itali kemi bere shtepi dhe jemi provare me te drejta baraz me Italianet. Nuk ju shko te mashtroni , si blejme ne shqiptaret neper bote ( emigrante) edhe te huajt qe jetojne ne Shqiperi kane te drejte te blejne .Mire i kane thene qe shqiptarit i ka ardhur e keqia nga shqiptaret .Lajm babale .Turp per komentin .
Lere BenKon te haje mut, se I ben mire.
Titull "alarmues" të huajt blejnë Shqipërinë ! Mos more ! Po pse nuk thua shqiptarët shesin Shqipërinë ? Hëm ... patriotizmi dhe ekonomia e tregut paskan konflikt interesi.
Pa e shitur nuk mund ta blejnë!
Rëndesi ka të mos blejnë shqiptarët,( shumica) ,pastaj nëse blejnë të huajt,është element,pjesë e axhendës edhe kjo e politikës së ç’popullimit të Shqipērisë. Dhe nuk bëhet me thirje populiste kthimi i shqiptarëve ,kur politikat janë të tilla ku ata vazhdojnë të largohen çdo ditë,se qytetarët shqiptar nuk shohin shpresë,se i mungon liria individuale ( e kam fjalën për të drejtat në punë) e mbrojtur me ligj dhe se nuk ndjehet i barabarte para ligjit,se ndjehet i pambrojtur e pa dinjitet në vendin e tij.
Gjithsesi shteti duhet të hapi sytë për blerjet e pronave të paluajtshme në Shqipëri. Ku, si dhe nga kush. Psh, nqs blihen nga individë të huaj ( prap varet) nuk është problem. Por në qoftë se blihen nga investitorë , 100 apo 200 apartamente për tu dhënë me airbnb atëherë kjo s'duhet lejuar. Kjo ngre cmimet dhe paratë shkojnë përsëri jashtë shtetit. Shqiptarët nuk fitojnë gjë. E dyta , kam dëgjuar se vetëm në Vlorë ka mbi 2000 apartamente të blera nga shtetas serbë. Po sikur nesër të vijnë të gjithë ata dhe të jetojnë në Vlorë, bëhen 6000 deri në 8 mijë vetë. Nuk janë pak. Pastaj kërkojnë të jenë monoritet me të drejtën e gjuhës, zakoneve ,shkollimin etj etj. Ne jemi vend i vogël dhe rreziku i zhdukjes ose i asimilimit është i madh. Shqiptarët nga asimilimi i shpëtoi vetëm fshati. Dhe sidomos fshatrat nëpër male. Në cdo qosh e rrëzë mali ka patur fshatra. Tani fshatrat janë zhdukur. Janë boshatisur.
keto ligje behen qe te mundesohet strehimi i popujve te rinj qe po vijne ne albaniston si palestineze, iranian etj.