CWP Europe dhe General Electric do të zhvillojnë projektin hibrid të energjisë së ripërtëritshme me përmasa historike në Shqipëri

27 Tetor 2023, 11:05Hi-Tech TEMA

CWP Europe dhe General Electric do të zhvillojnë projektin hibrid

Shoqëria GE Vernova Onshore Wind dhe CWP EUROPE kanë lidhur një marrëveshje historike për të zhvilluar një projekt hibrid të një shkalle të gjerë per shfrytezimin e energjisë se erës dhe diellit në Shqipëri.

Me një investim qe parashikohet te jete mbi 1 miliard euro deri ne perfundimin e te gjitha fazave te tij, ky projekt do të krijojë mbi 1500 vende pune gjate etapes ndertimore dhe pritet të jetë në gjendje të prodhojë energji të mjaftueshme për të mbuluar deri ne 75% të gjithë konsumit vjetor te familjeveShqiptare.

Një pjesë e konsiderueshme e investimit parashikohet te shkoje për zhvillimin e infrastrukturës kritike vendore, duke ofruar mundësi të konsiderueshme punësimi dhe përmirësime afatgjata në rajon. Për më tepër, projekti ka potencial ta ndihmoje Shqipërinë te beheteksportues neto i energjisë elektrike, duke rritur ndjeshëm sigurinë energjetike te vendit si dhe ate rajonale.  

Stephen Swift, Drejtor i Pergjithshem Komercial i GE Vernova Onshore Wind, tha: “E vlerësojmë lart partneritetin tonë të gjatë me CWP,me te cilet kemi zhvilluar disa projekte me vlerë të madhe në mbarë botën. Jemi te entuziazmuar të punojmë me ta në Shqipëri, ne menyreqe të mbështesimkerkesat e vendit dhe ato europiane per energji të pastër”. 

Përpara fillimit të aktiviteteve të ndërtimit, projekti do të siguroje të gjitha miratimet e lejet e nevojshme të zhvillimit dhe, paralelisht, do të kryejë një vlerësim rigoroz të ndikimit mjedisor dhe social duke iu përmbajtur standardeve më të larta ndërkombëtare.

Partneriteti ndërmjet GE dhe CWP eshte nje arritje e jashtezakonshme, e cila do te sigurojeperdorimin e zgjidhjeve më të fundit e me inovative inxhinierike për këtë projekt historik.

1 Komente

  1. b
    ben

    Edhe ky projekt do jete si te tjerat,me nje fjale nuk fillon kurre.Sa projekte kane nisur neper letra keshtu,sidomos keto me miliarda,aq te mira qofshin.Lloqe,me nje fjale.

    Lini një Përgjigje