Ndryshim në krye të Apple, Tim Cook drejt largimit

7 Tetor 2025, 20:30Hi-Tech TEMA
Ndryshim në krye të Apple, Tim Cook drejt largimit

Media të ndryshme në SHBA po raportojnë për një lëvizje me rëndësi në drejtimin e një prej kompanive kryesore në botë: Apple.

I mirënjohur Tim Cook, drejtor Ekzekutiv i kompanisë dhe figurë e njohur publike, raportohet se ka ndërmend largimin nga detyra.

“Bloomberg” raporton se pasues i Cook mund të jetë John Ternus, zv.presidenti për Inxhinierinë e Hardware. Ai ka 24 vjet në kompani dhe është shndërruar në vendimmarrës kyç, duke ndikuar në strategjitë dhe tiparet e produkteve që shkojnë përtej rolit ekzekutiv për pajisjet e josoftuerike.

Një tjetër faktor është mosha; Ternus është 50 vjeç, në kulmin e karrierës dhe me energji për garë. Ai konsiderohet njeriu pas iPhone Air.

Lini një Përgjigje