Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

13 Tetor 2025, 09:22Hi-Tech TEMA
Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga

Denisa Kele, Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj njoftuan në të martën se kanë shpallur kandidaturën e parë me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet vendore, të quajtur TirANA (Tirana Algorithmic Neural Assistant).

Nisma i referohet precedentit të krijuar nga Kryeministri Edi Rama kur emëroi si anëtare të kabinetit të tij  ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, një algoritëm që deri dje u jepte shërbime online qytetarëve në portalin e-albania.

“Pas këtij projekti qëndron një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme , teknologji, urbanistikë, mjedis, transport, ekonomi, drejtësi dhe shërbime publike, të cilët besojnë se qyteti i Tiranës ka nevojë për një qasje të re, të bazuar mbi transparencë, efikasitet dhe llogaridhënie”- shkruajnë ekspertët e AI-së në postimin e tyre në facebook.

Por nisma nuk duket se është vetëm një tentativë për të ironizuar apo bërë paralelizëm me ministren virtuale të Ramës.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm të bëjmë një paralelizëm me Diellën, edhe pse krahasimi lind vetvetiu. Ne po testojmë kufijtë ligjorë për të parë nëse ekziston mundësia që një entitet i tillë të regjistrohet në KQZ”- i tha BIRN-it, Semanaj, njëri prej autorëve të algoritmit.

Ai shtoi se ishin në kontakt me juristë për të identifikuar hapësira ligjore edhe pse ishin tw ndërgjegjshëm se kjo do të ishte shumë e vështirë ose e pamundur.

“Megjithatë, synimi ynë është të krijojmë një precedent, që më vonë të shtyjë drejt ndryshimeve ligjore”- shtoi ai.

E pyetur nga BIRN mbi kandidaten e krijuar me IA, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i tha BIRN se çështje që lidhet me regjistrimin e subjekteve zgjedhore apo kandidatëve shqyrtohet vetëm në momentin kur paraqitet zyrtarisht një kërkesë ose aplikim, në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, ndërsa shtoi se nuk mund të shprehet për situata hipotetike apo të parashikuara në media.

“Megjithatë, ligjërisht, e drejta për tu regjistruar si kandidat në zgjedhje u takon vetëm shtetasve shqiptarë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor,” tha Komisioni.

“Nëse një rast i tillë paraqitet zyrtarisht për shqyrtim, KQZ do ta trajtojë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe kompetencat që i njeh ligji,” shtoi ai.

Duke krahasuar krijesën e tyre virtuale me atë të qeverisë, Semanaj, thotë më tej se ndryshe nga Diella kandidatja digjitale për Tiranës i nënshtrohet standardeve transparente për publikun, ku “çdo qytetar të ketë mundësinë ta shohë kodin, të monitorojë burimin e të dhënave dhe të verifikojë funksionimin”.

“Ky është shembulli që japim se si do të duhej të ishte Diella, ndryshe nga ajo që ekziston sot, ku kodi nuk dihet, burimet nuk janë transparente dhe procesi është i mbyllur”- thekson ai.

Rama krijoi zhurmë kur në prezantimin e ekipit të ri qeveritar deklaroi se I besonte një portofol ministri shteti një algoritmi të quajtur Diella, e cila sipas tij do të ishte përgjegjëse për prokurimet publike, një sektor që shihet si gangrenë korrupsioni në qeverisje.

Ky vendim u kritikua si një vendim që nuk kishte bazë ligjore, por Presidenti i Republikës e përfshiu ministren artificiale në dekretin e tij për emërimin e Ramës si kryeministër, ku I përcakton atij edhe “përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale”. (BIRN)

15 Komente

  1. T
    Tirana

    Nuk e zevendsoni dot lali erin jo, sado vini verdalle si kali ne leme kaq muaj xhiro bosh. E di gjithe Tirana e gjithe Shqiperia kete tradheti qe ju be atij.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ufff

      Ajola ti je?? Ta dish qe nuk i plas shume njeriu per lali erin, vetem ty te ka ngel se te mbante me lek pa pune.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Per cfare nuk e zevendesojne dot? Per parqet qe mbushi Tiranen? Per transportin e shkelqyer publik? Per qytetin pa hekurudhe? Per qytetin me 6 ore uje ne dite? Per cfare? Per parkingjet publike qe nuk ka? Per kaosin urban? Per cfare o zoteri? Per nje qytet qe permbytet 4 here ne vit...ikni more mbushuni...harrova Lanen....ju rrofshin vijat e bardha...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionist

          Liqenin e Farken i boni parqet, apo harrova ju protestut per lodrat e zologjikun, autobuzat falas per pensionistat dhe i tufe me shkolla e kopshte. Inot kije, hakun mos ja haj.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kombi

            Ke kaluar keto vitet e fundit te "parku" i Farkes?

            Përgjigjjuni
      2. L
        Loni

        Ne momentin qe teknologjia do te zevendesoje njeriun, njerezimi mbaron misionin e tij. Do te kete nevoje per 1 te 100 e popilullsise aktuale dhe vetem per elite. Me keto ritme kjo do te ndodhe brenda 30 viteve te ardhshme. Profesioni me I goditur do te jene kokat e teknologjise se informacionit. Vetem ne Gjermani ka 180 mije Studenten per it. Per bujq e hidraulike e mekanike do kete nevoje gjithnje.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Ju professioniste e keni kuptuar gabim , sipas interesit tuaj ministren virtuale qe prezantoi Rama , ju do tebeni babale si gjithmon .Njeriun nuk e zevendeson IA, IAte jep nje mendim ndersa punen do ta beje fuqia punetore .Mos na jepni mend se kemi ashtu si dime ti kuptojme problemet me inteligjence qe na ka dhene zoti .

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hasan Riza Pasha

            Besmir Semanaj eksperti AI ha ha

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhevati

              Motra e "Dielles" kjo???.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                ???? ???? ???? ???? ????

                Përgjigjjuni
              2. Q
                Qytetar

                Bravo, vazhdoni gjeni zgjidhje per probleme qe nuk ekzistojne. Nderkohe uji vazhdon me orar ne Tirane.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Detari

                  Duam nje baba rrahimond virtual hahaha vk.. ai vend duhet bombarduar komplet

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Roboti

                    Na henksh karin metalik piqke

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lani

                      ???? ???? ???? ???? ????

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      E dhembshme, e ndeshkueshme!

                      Lufta brutale per te shvlwftesuar faktorin NJERI SHQIPAR. Nuk u mjaftuan qe debuan 1.5 milione, tani edhe ata qe mbeten duane ti privojne nga te qenit kandidat per tu zgjedhur. A jeni n'men ju?

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje