Ndërsa Shqipëria prezantoi Diellën, ministren e parë virtuale të vendit, Kazakistani ka bërë një hap të ngjashëm, duke emëruar një drejtues AI në bordin e fondit të tij sovran, Samruk-Kazyna.
Ky sistem, i quajtur SKAI (Samruk-Kazyna Artificial Intelligence), merr vendime strategjike, financiare dhe qeverisëse, duke bërë Kazakistanin një nga vendet e para në botë që integron inteligjencën artificiale në vendimmarrje publike.
SKAI funksionon në superkompjuterin Al Farabium të Kazaktelecom dhe është trajnuar me dokumente interne që datojnë që nga viti 2008.
Sistemi mund të votojë në vendime të bordit dhe synon të mbështesë vendimmarrje më të saktë dhe të balancuar për aktivitetet e fondit sovran.
Drejtori AI u prezantua për presidentin Kassym-Jomart Tokayev gjatë forumit Digital Bridge 2025, më i madhi i teknologjisë në Azinë Qendrore.
Sigurisht qe do ta adaptojne edhe shume vende. Nese ky program programohet me te dhena te hajdutllekut tridhjete vjecar, apo i vihet nje klecke ne programim qe te favorizoje pjesmarres ne tender qe mund te bejne je veprim te caktuar qe nuk ka kuptim per njeriun, por qe sistemi mund ta beje menjehre lidhjen, tenderi i shkon atij pjesemarresi automatikisht dhe jo me te miret. Dhe nese hajdutlleku del ne shesh me vone, kush mban pergjegjesi e shkon ne burg? Djella dhe SKAI.
Pune birazeresh kazake dhe korrakesh tourkalvanoi.... gezuar ramazonin
3 ojro bonus ;)