Një shkencëtar që beson tek jashtëtokësorët

10 Prill 2024, 11:21Hi-Tech TEMA
Një shkencëtar që beson tek jashtëtokësorët

Shumë njerëz në planetin tonë besojnë me të drejtë se përveç Tokës, në Univers gjenden me mijëra, në mos miliona planetë të banuar nga qënie të gjalla, që arsyetojnë, lëvizin dhe shumohen. Dhe një ide e tillë është e thjeshtë për tu besuar. Ndër miliarda e miliarda yje dhe galaksi që ekzistojnë në këtë Gjithësi nuk ka asnjë arsye që Toka të jetë i vetmi planet i banuar nga qënie të gjalla!

Kjo bindje nuk gjallon vetëm te njerëzit e zakonshëm, por edhe në botën shkencore dhe atë politike. Prandaj edhe disa vende, si psh SHBA-të, Kina dhe vende të tjera kanë ngritur edhe qëndra studimore dhe vëzhgimi rreth alienëve, siç quhen ndryshe jashtëtokësorët. Një nga këto qëndra është psh Instituti SETI, (The Search for Extraterrestrial Intelligence).

Por ka edhe disa persona që këtë ide e çojnë edhe më larg. Sipas tyre, jo vetëm që jashtëtokësorët ekzistojnë, por ata kanë vizituar në të shkuarën edhe planetin tonë ! Këtu lëmshi ngatërrohet paksa. Ku janë provat që e provojnë diçka të tillë ?!

Pikërisht këto prova ka vite që po i kërkon Avi Loeb, me emrin e zgjatur Abraham Loeb. Dhe ky i fundit nuk është ndonjë i goditur në tru apo humbamemo. Jo. Ai është professor universiteti. Dhe jo të ndonjë universiteti dokudo, por i Harvardit! Po të lexosh CV-në e tij mbetesh me gojë hapur. Te Wikipedia psh shkruhet se se Avi Loeb, lindur më 1962, është një qytetar amerikano – izraelit i specializuar në fizikën teorike.

Ai punon në fushat e astrofizikës dhe kozmologjisë. Përveç professor i astronomisë, ai është po ashtu drejtor i Institutit të Teorisë dhe Llogaritjeve pranë universitetit të Harvardit si dhe anëtar i Akademisë Amerikane të Shkencave dhe Arteve që nga viti 2012. Pra kemi të bëjmë me një “peshë të rëndë” në fushën e astrologjisë.  Diplomat e studimeve të tij pasuniversitare mund të mbushin një sirtar komodine. Dhe ky person, ky dijetar, ky shkencëtar, është i bindur se planeti ynë është vizituar mijëra vjet më parë nga banorë të ardhur nga kozmosi!

“Vizitorë nga Kozmosi” – a ju kujtohet?  Ishte një film ky i shfaqur në kinematë e Tiranës andej nga fundi i viteve 1970. Së bashku me filmin tjetër “Fitore mbi Dalekët”. Këta ishin ndofta të vetmit filma fantastiko – shkencorë të shfaqur në kohën e sistemit socialist.

Po le të kthehemi te tema jonë mbi ekstraterrestrët. Teoria rreth ekzistencës së tyre mbahet në këmbë edhe falë disa fakteve ende të paspjeguara nga shkenca. Kështu psh në vitin 2019 e përditshmja e njohur amerikane « Nju Jork Times » bëri të ditur se qeveria amerikane kishte në dispozicion të saj foto dhe filmime të objekteve që përshkonin qiellin me shpejtësi të paparë. Po ashtu ata bënin kthesa dhe lëvizje që i shmangeshin ligjeve tona të fizikës të njohura deri më sot. Gazeta publikoi, me këtë rast, edhe dëshmitë e shumë pilotëve të linjave apo ushtarakë, që dëshmonin për objekte fluturuese që u kishin qëndruar në krah për disa sekonda dhe pastaj ishin zhdukur me shpejtësi të paparë nga radarët.

Që kjo çështje është marrë seriozisht deri në sferat më të larta, këtë e dëshmon edhe organizimi i një seance plenare të posaçme në Kongresin amerikan më 25 qershor 2021. U sollën, me këtë rast, mbi 120 prova, të këtyre objekteve misterioze. Por rezultati ndaj këtyre dëshmive, disa prej të cilave, mbaheshin nën siglën “tepër sekret”, ishte i prerë dhe i qartë: “Megjithëse disa nga këto dukuri nuk mund të spjegohen, kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë me jashtëtokësorë”.

Por as ky përfundim i zyrtarëve të lartë të Kongresit Amerikan nuk mjaftoi të mbyllte “gojët e liga”!  Disa fakte, siç thamë, i mbajnë ende gjallë këto teori komplotiste, siç është psh misteri i bazës ajrore ushtarake amerikane, e njohur si baza nr 51 në Nevada dhe “aksidenti” në Roswell!

Bëhet fjalë për një bazë sekrete ushtarake amerikane që është ngritur në shkretëtirën e Nevadës në një sipërfaqe prej mbi 12 000 kilometra katrorë. Dhe pavarësisht sipërfaqes së saj të stërmadhe ajo nuk gjenet në asnjë hartë zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Afrimi pranë saj, qoftë edhe marrja e fotove, të rrezikon kokën. Edhe avionët e kanë të ndaluar të fluturojnë mbi këtë zonë. Baza 51 njihet si një nga qëndrat më sekrete të Amerikës, ku projektohen, eksperimentohen dhe prodhohen armë  nga më të sofistikuarat e kohës. Përveç tyre ka zëra që pohojnë se në atë zonë gjenden edhe mbeturinat e diskut fluturues dhe trupat e ekstraterrestërve të rrëzuar në fshatin Roswell më 8 korrik 1947!

Atë ditë, William Brazel, pronari i një ranch-i,  zbuloi disa mbetje metalike të shpërndara në afro 1 kilometër gjatësi. I intriguar nga pamja dhe e veçanta e këtyre pjesëve metalike, që nuk i kishte ndeshur kurrë më parë, ai ia tregoi këto materiale një komshiu të tij që banonte disa kilometra më larg. Të dy kontaktuan më pas sherifin e zonës, i cili nga ana e tij njoftoi zyrtarët e një baze ushtarake.

Togeri Walter Haut, i sapombrritur në vendngjarje, u nisi eprorëve të tij një telegram ku thuhej se ata sapo kanë zbuluar mbeturinat e një disku fluturues (flying disc)! Menjëherë në vendngjarje u dërgua një avion i cili mblodhi të gjitha mbetjet e objektit të rrëzuar.  Dhe kur lajmi mori dhenë, zyrtarët amerikanë organizuan shpejt e shpejt një konferencë shtypi gjatë së cilës kumtuan se mbeturinat e gjetura i takonin një  aerostati i përdorur për parashikimin e motit.

Por “e keqja” ishte bërë. Gjithë « bota » e mori vesh se në Roswell kishte rënë një UFO me 6 deri 8 ekstraterrestrë të vdekur!  Gjëra të cilat, qeveria, (vetëkuptohet) i mban të fshehura nga populli!

Gjithçka do të kishte mbetur me kaq, sikur më 1978-ën, koloneli në pension Jesse Marcel, i cili kishte qënë i pari që kishte mbledhur dhe transportuar në avion mbetjet e atij objekti ajror, të mos kishte deklaruar se pjesët që ai mblodhi  e kishin prejardhjen me siguri nga ndonjë planet tjetër. Dhe mbi të gjitha që pjesët e treguara gjatë konferencës së shtypit, si mbetje të një balone meteorollogjike, nuk ishin ato që ai kishte mbledhur! Ai pohonte me bindje se qeveria i kishte fshehur me qëllim provat e zbulimit të mbetjeve të një anijeje kozmike!

Edhe astronauti i njohur Edgar Mitchell ka pohuar se incidenti Roswell ka ngjarë me të vërtetë dhe se ai i ka parë me sytë e tij dosjet që bënin fjalë për trupat e disa jashtëtokësorëve të zbuluara në atë kohë!

Amatorët e ekstraterrëstërve kaluan përsëri në ekstazë këto ditë kur mësuan se pranë fshatit Roros në Norvegji sapo kanë nisur kërkimet për gjetjen e një objekti fluturues të rënë në liqenin e ngrirë të atij fshati rreth 77 vjet më parë. Legjenda, e përcjellur brez pas brezi, flet për një lloj rakete, e cila rrotullohej rreth vetes dhe ra me një zhurmë të madhe mbi liqen në vitin 1947. Edhe imazhet e sapomarra nga sonarët, pohojnë se thellë në liqen gjendet me të vërtetë një objekt me gjatësi 14 metra dhe gjërësi 3 metra.

Por pavarësisht se çfarë shpresojnë amatorët e UFO-ve, me siguri që këtu kemi të bëjmë me ndonjë avion të rrëzuar apo ndonjë tip rakete V2, si ato që Hitleri përdori psh për të bombarduar Londrën.  Sidoqoftë misteri do të zbulohet kur objektin ta nxjerrin në sipërfaqe.

Po ndryshe kush më shumë se një president do të dinte dhe do të tregonte mbi misterin e objekteve fluturuese jo të identifikuara, UFO-ve, sesa ish presidenti amerikan Barack Obama?  Dhe ja si është shprehur ai kur e kanë pyetur gjatë një “Late show”, majin  e vitit të kaluar, rreth ekzistencës apo jo të alienëve dhe “aksidentit” në Roswell: “ Ajo që është e vërtetë, dhe jam serioz kur e pohoj këtë gjë,  është se ekzistojnë imazhe dhe regjistrime të objekteve në qiell të cilave ne nuk ua njohim origjinën”!

Po le të kthehemi me këmbët në tokë te personazhi ynë, Avi Loeb, dhe kërkimi prej tij i provave që alienët e kanë vizituar planetin tonë mijëra vjet më parë.

“Siç ka pohuar edhe Koperniku disa shekuj më parë, planeti ynë nuk është qëndra jo vetëm e Gjithësisë, por as e Galaksisë sonë. Toka dhe sistemi ynë Diellor gjendet në një cep pa asnjë rëndësi të Gjithësisë. Pra duhet të heqim dorë nga ideja se jemi diçka e rrallë dhe e veçantë apo edhe qëndra e Universit”.

Ndryshe  sistemi ynë diellor është shumë i ri, relativisht. Ai ka vetëm « pak » miliarda vjet që është krijuar, saktësisht 4.55 miliardë. Ndërkohë që Gjithësia është krijuar para 13.8 miliardë vitesh. Pra ka shumë gjasa që jeta të jetë zhvilluar në planetet të tjera qindra mijëra vjet para jetës në planetin tonë. Dhe se atje mund të gjenden civilizime shumë më të përparuara teknologjike se në Tokë ».

Stephen Hauking ka pasur shumë të drejtë kur është shprehur se Njerëzimi bëri një gabim fatal kur zbuloi « adresën » e tij në Univers, kur dërgoi në hapësirë sondën « Voyager ». Në ballë të kësaj sonde u vu një pllakë floriri ku u gdhend pamja e një mashkulli dhe një femre, skica e sistemit tonë diellor dhe disa formula matematikore, që çdo qënie inteligjente mund t’i kuptojë. Por ndofta këto qënie mund të sillen me ne, ashtu si ne sillemi me një grumbull milingonash anës trotuarit » - tërhoqi asokohe vëmendjen fizikanti britanik.

Dhe Avi Loeb shprehet optimist se qëndra e tij shkencore « Galileo » së shpejti mund të zbulojë fakte të një pranie të hershme të  jashtëtokësorëve në planetin tonë. A ju kujtohet  Oumuamua ? -  pyet ai. Objekti që kaloi pranë Tokës në tetor të vitit 2017. Ky objekt pra, që në gjuhën havaiane do të thotë « kasnec » ose « lajmëtar” kishte disa veçori që nuk i ndeshim në natyrën inerte. Sasia e dritës që ai reflektonte ndryshonte sipas koefiçientit 10. Forma e tij e sheshtë dhe rrotullimi rreth vetes për rreth 8 orë, - ishin shumë të çuditshme.

Njëlloj si fakti që ai në mënyrë të pazakontë dhe ndryshe nga meteorët dhe asteroidët që i afrohen sistemit tonë diellor, ai përkundrazi i largohej Diellit, sikur një forcë e brendshme misterioze e shtynte larg tij.Dhe lëvizja e tij nuk shkaktohej dhe nuk linte prapa vetes shtëllunga gazi, siç ngjan me kometat. Natyra nuk mund të krijojë objekte të tilla » - vëren Loeb. Ai flet edhe për disa lloje zarash të zbuluara në oqean me përbërje kimike dhe metalore shumë të ndryshme se ato që gjenden në Tokë.

«Janë të gjitha gjasat që jashtëtokësorët të ekzistojnë. Ndofta me mijëra vite drite larg nesh.  Por falë edhe teknologjive që ne ende nuk i njohim ata mund të kenë vizituar dikur edhe planetin tonë. Duhet veçse të kërkojmë dhe ashtu si dikur zbuluam Pompein dhe qytete të tjera të mbuluara nga hiri, të mund të zbulojmë edhe fakte rreth pranisë së dikurshme të jashtëtokësorve në planetin tonë »,- shprehet me bindje astrofizikanti i njohur.

Shumica e shkencëtarëve sot janë skeptikë pêrsa i takon tezave të profesorit amerikano – izraelit, por megjithatë një pjesë e madhe prej tyre kanë bindjen, se më së shumti, brenda 20 vjetëve të ardhshëm, shkenca do të zbulojë planete ku jeta, qoftë edhe në formë primitike, gjallon.

Përgatitur nga Viron Gjymshana

19 Komente

  1. O
    Oboo

    Pse i kerkoni ufot perqark,gjhsma e.shqiptareve jane ufo

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Besimi se ekzistojnē civilizime të tjera, qoftë nē galaktikën tonē, qoftē në të tjerat e panumërta është mëse i logjikshëm. Teorikisht dhe praktikisht është e pamundur që vetëm Toka "jonë" t'i ketë kushtet e krijimit dhe evoluimit të jetës që njohim ne këtu. Përveç kësaj, edhe këtu tek ne, jeta është fakt edhe në mjedise që janë armiqësore për jetën e njeriut e të mjaftë formave të tjera të jetës (temperatura ekstreme - asgjësuese për shumicën dërmuese të qenieve të gjalla, mungesa apo panevojshmëria e oksigjenit, fiziologji ose biologji e bazuar vetëm në mjedis acid etj. etj.) Pra, logjika a fakteve që njohim na lejon të besojmë se jeta mund të jetë zhvilluar edhe në planete ku mungon tërësisht ose pjesërisht oksigjeni, funksionin e të cilit e zëvendësojnë gaze apo lëngje të tjerë.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        -"Pikërisht këto prova ka vite që po i kërkon Avi Loeb, me emrin e zgjatur Abraham Loeb. Dhe ky i fundit nuk është ndonjë i goditur në tru apo humbamemo."??????mos vallë alFredo kaco është i pa arsimuar!?mos vallë nuk ka mbaruar nja dy universitete??kështu që mund të themi fare thjeshtë se të jesh i arsimuar nuk do të thotë me të vërtetë je i ditur,nuk do të thotë se je në rregull nga trutë!!--"Por “e keqja” ishte bërë. Gjithë « bota » e mori vesh se në Roswell kishte rënë një UFO me 6 deri 8 ekstraterrestrë të vdekur! Gjëra të cilat, qeveria, (vetëkuptohet) i mban të fshehura nga populli!"akoma këta mbështetësit e "ekstraterrestrave"(dhe unë e kam të drejtën ta pjerdh fjalën italiane si më do luci)jashtëtoksorëve nuk janë në gjëndje të thonë me saktësi se sa jashtë toksorë janë gjetur,meqënëse ka pasur dëshmitarë që i kanë parë,dhe se ma merr mëndja se këta dëshmitarë kanë mbaruar,të paktën klasën e parë për të qënë të aftë të mumërojnë deri në 10!!pra kanë qënë 6 apo 8,ekstraterrestra??ditën ë do saktësohet do filloj të besoj dhe unë!!e di që sju plas bytha ju besimtarëve,por unë po them timen!!---“Siç ka pohuar edhe Koperniku disa shekuj më parë, planeti ynë nuk është qëndra jo vetëm e Gjithësisë, por as e Galaksisë sonë."nuk e kapa mirë se kush i ka thënë këto fjalë,por nëse i ka thënë ky tipi që nuk është humbameno!?atëherë,ai o nuk ka patur kohë ta shpjegojë më mirë,o nuk e ka parë të nevojshme,o akoma nuk e di se planeti ynë nuk është as qëndra e sistemit tonë djellor!!planeti ynë është qëndra e vetvetes dhe e hënës!asgjë më tepër!vënd që e kanë miliard miliarda yje e planete në gjithësi!!----"Stephen Hauking ka pasur shumë të drejtë kur është shprehur se Njerëzimi bëri një gabim fatal kur zbuloi « adresën » e tij në Univers"-një shkenctar i madh,por që ma merr mëndja se ndoshta ka thënë një mendim pak a shumë të pa realizueshëm!!edhe po të jetë i realizueshëm,nuk është e thënë se vetëm dhënja e shënjës se ne egzistojmë do të na dëmtonte si qënje inteligjente!!indianët e ameirkës,nuk çuan asnjë lajm,adresë a çfardolloj mesazhi drejt nesh,europës!!po të njëjtën gjë nuk e bënë as australianët e aq më pak maorët e zelandës!por ne shkuam atje!nuk i pamë si milingona banorët autoktonë të këtyre vëndeve që zbuluam,por vepruam sikur të kishim të bënim me qënje që duhej të na bindeshin!i dhamë veten të drjetën për të vendosur mbi fatin e tyre!!ky fenomen,nuk është se ka ndodhur një herë e një kohë vetëm në ato zona të largëta nga europa!!jo,jo,ka ndodhur,shumë më parë, e ndodh akoma sot!dhe qënja njerzore inteligjente,me pakicë dhe budallaqe me shumicë,akoma i pranon si gjëra normale dhe si të drejtë të të FORTIT!për të mos shkuar shumë larg,kemi diktatin e putanës ndaj ukrainës!!çdo ditë politika e tij ju pjerdh trutë muzhikëve të trashë rus se "vëllezërit" ukrainas është më mirë ti vrasin,shfarosi,se sa ti lënë të gjallë në rrugën e tyre!!sidoqoftë ti këthehemi thënjes së houking!!në mos gaboj enriko fermi ka krijuar një teori që njihet me "paradoksi i fermit",ka dhe plot të tjera,të cilat japin mundësinë e egzistencës së jetës,bile dhe të një jete inteligjente teknollogjike e ndërplanetare!!të gjitha këto,janë mundësi dhe asgjë tjetër!!po të nisemi nga vetja,pra të llogarisim atë që njohim nga planety ynë do të shohim se mundësia e një ripërsëritje të tillë në tërë universin është jashtëzakonisht e rrallë!gjë që këthehet në mungesë të egzistencës së qënjes "inteligjente,teknollogjike dhe ndërplanetare",deri tek niveli zero 1!!pra mundësia e mos pasjes së asnjë qënje të tillë përveç nesh!!deri më sot ka vetëm "besim","besime"se mund të ketë pasur qënje,jashtëtokësore, që kanë vizituar planetin tonë!!nuk ka asnjë fakt,përveç spekullimeve!!spekullime të tilla sa shkurtimin UFO e kanë thjeshtuar në "anije kozmike"!pra sa herë flitet për " unidentified flying object""objekte fluturues"të pa identifikuar",ne spekullojmë direkt "nuk e dimë çfari ishte,por ishte një objekt që fluturonte!për pasojë është një mjet fluturues!!objekt fluturues e futa në thonjëza thjesht sepse nuk është provuar asnjëherë se kemi të bëjmë me një objekt!!kohët e fundit është ndryshuar dhe mënyra e emërtimit!!nuk kemi të bëjmë më me "objekte fluturues",por me fenomene të paidentifikuara!!pra ajo që shohim nuk është një diçka që ne e kemi vërtetuar se është një objekt,por ajo që shohim është një diçka që ne nuk e kemi identifikuar!!sipas shumë mundësive,ne mund të jemi alienët e gjithësisë!!

        Përgjigjjuni
        1. V
          VLONJATI

          More anticensurë , po çfarë të kanë bërë pikat , që i ke marrë kaq inat dhe në gjithë atë çarçaf që ke shkruar nuk ke përdorur qoftë edhe një pikë të vetme ?!

          Përgjigjjuni
          1. V
            VLONJATI

            More anticensurë , po çfarë të kanë bërë pikat , që i ke marrë kaq inat dhe në gjithë atë çarçaf që ke shkruar nuk ke përdorur qoftë edhe një pikë të vetme ?!

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              pikat!?ti kam futur ty në bythë a i vrarë!!arrite e lexove te gjithë??mos vallë tu morrën mënd që ke publikuar të njëjtën replikë??sidoqoftë,e di që për nja dy javë nuk do na çash trapin!sigursht që të është ndrydhur truri nga lodhja e tepërt!!

              Përgjigjjuni
          2. C
            Cfurku

            Shume thone se Likja eshte marrosur nga qe hipen ne maje hekurash, nderko ai komunikon me Alienet.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              E thene kjo nga nje popull musliman qe beson se ka zot dhe ai eshte nje pedofil arab vk…

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cfurku

                60 % e katolikve bejne seks nje here ne jave. Perqindja e tyre do te ishte me e vogel por kane llogaritur dhe prifterinjte.

                Përgjigjjuni
              2. A
                Accidentally_genius

                Sikur tju them te gjithe juve: Me rrofshi bolet

                Përgjigjjuni
                1. X
                  XXXL

                  Koqe gazetar: "Vizitor nga Kozmosi" nuk eshte film fantastiko-shkencor, por i bazuar ne fakte dhe prova reale qe ekzistojne dhe jo sajesa te mendjes njerezore. Lexoni edhe gay-n "anti......." qe ne cdo vend ha mut, e vetmja aresye eshte se ai nuk ha mut kot....

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sheqeri

                    Ha ha ha kush do arrestohet neser qe per tna hequr mendjen po nxirni lajmme me ufo?

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vishja plot

                      Zotni i nderuar Gjymshana, Pervec dy filmave qe ju keni permendur, gjate viteve 70' (ka mundesi rreth 1974-75) eshte shfaqur edhe filmi cekosllovak "Operacioni Bororo" me teme nga kozmosi

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kryp kryp

                        Sheqer, po pyet kush do arrestohet neser, po cte keqe ka qe te arrestojne ate ish min e jashtme olta xhacken, nqs i ploteson kushtet per te cilat po akuzohet

                        Përgjigjjuni
                        1. ¿?

                          Egzistenca e qenieve inteligjente jashte tokesore sigurisht qe nuk mund te perjashtohet a priori, por po ashtu eshte fakt qe zyrtarisht nuk njohet as edhe nje prove e vetme qe te provoje padyshim egzistencen e tyre dhe aq me teper qe ata e kane vizituar ndonjehere Token. Te perdoresh si hipoteze pune "alienet egzistojne" nuk ka asnje dem apo te keqe, por kjo hipotese deri me sot nuk eshte e vertetuar

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            anti25642654censurë

                            shkurt dhe drejtë!!ka mundësi?po!!e vërteteton dot??jo!!

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Degelisi

                            Ai "shkenetari" mund te kete rrjedhur nga mendja, por ky qe e ka perkthyer eshte I pjerdhur ne tru dhe nuk ka per te mesuar kurr

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Demotakercita

                              Per aq kohe qe provat jane te diskutueshme,nuk mund te thuhet se egzistojne apo nuk egzistojne. Gjithe qellimi eshte te kete sa me shume coroditje qe njerezit te mos mendojne hallet e dites.

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                dejavu

                                Pra kemi të bëjmë me një “peshë të rëndë” në fushën e astrologjisë.!!!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje