One Fiber Clash: Turneu ku lojtarët përplasen virtualisht

24 Korrik 2025, 11:58Hi-Tech TEMA
One Fiber Clash: Turneu ku lojtarët përplasen virtualisht

One Fiber Clash eshte turneu më i ri në skenën e e-sports në Shqipëri një përballje që shkon përtej lojës, dhe bëhet një test real për performancën. One Fiber Clash kthen adrenalinën dhe lojërat virtuale në një mundësi të vërtetë fitimi, falë fuqisë së One Ultra Fiber: një rrjet i ndërtuar për ata që nuk tolerojnë as edhe një vonesë të vetme.

Një ndeshje për çdo milisekondë - Një rrjet për kampionët

Në gaming, fitoret vendosen në milisekonda. Pikërisht ky është ritmi i One Fiber Clash, një duel virtual mes lojtarëve më të mirë të Shqipërisë, që përplasen në titujt më të mëdhenj si Counter Strike 2, League of Legends dhe Valorant.

Me një prize pool prej 3,000 euro, çmime të shumta dhe trasmetime live, turneu nuk është vetëm argëtim, por është një mundësi reale për të fituar, për të ndërtuar reputacion dhe për të testuar refleksin në kushte perfekte.

Në një skenë ku çdo klikim vlen, rrjeti është aleati më i mirë për çdo lojtar që kërkon të japë maksimumin. One Ultra Fiber garanton një eksperiencë loje pa lag, me ping të ulët dhe ndërveprim të menjëhershëm.

Një verë për e-gaming në One Albania

Turneu do të zgjasë deri ne 31 korrik, duke përfshirë ndeshje, trasmetime direkte dhe surpriza për komunitetin. Finalja do të kurorëzohet me një event special pranë One Connect Hub, ku kampionët do të shpërblehen dhe do të celebrohet komuniteti që po rritet çdo ditë.

Mbështetja e brezave të rinj duke sjellë përvoja digjitale të qëndrueshme, në të njëjtin nivel me pritshmëritë e një audience gjithmonë në rritje, mbetet në fokus të One Albania.

Nëse gaming është pjesë e përditshmërisë tënde, One Fiber Clash është vendi ku duhet të jesh këtë verë. Me një rrjet që performon në të njëjtin nivel si ti, çdo ndeshje bëhet e rëndësishme.

 

Lini një Përgjigje