TechAccelerator në Bruksel, Karçanaj: Shqipëria plotësisht digjitale në 2030, përmes Inteligjencës Artificiale

31 Tetor 2023, 16:54Hi-Tech TEMA

TechAccelerator në Bruksel, Karçanaj: Shqipëria plotësisht

Shqipëria do të nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inteligjencës Artificiale, për të sjellë një ndryshim thelbësor në jetët e qytetarëve. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj mori pjesë në punimet e TechAccelerator, organizuar nga Instituti Tony Blair për Ndryshim Global në Bruksel, nga ku prezantoi planin për Shqipërinë plotësisht digjitale në 2030.

“Shqipëria do nisë së shpejti përdorimin e gjerë të Inteligjencës Artificiale duke sjellë një ndryshim thelbësor në jetët tona. Teknologjia e re do të mundësojë shërbime proaktive, asistencë zanore për çdo shërbim publik, lehtësi në aplikim. Por jo vetëm kaq. Përmes Inteligjencës artificiale do të rritet transparenca në prokurimet publike, në sektorin e tatim-taksave, në administratën publike”, tha Karçanaj në një njoftim në mediat sociale.

Sipas saj, Shqipëria është gati për nisjen e e-Albania 2.0 me shërbime publike online proaktive përmes inteligjencës artificiale. “Forumi i TechAccelerator ishte një shans për t’u njohur me zhvillimet më të fundit në teknologji por edhe me eksperiencat e suksesshme të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në shërbim të njerëzve”, shtoi Karçanaj. e-Albania ka sjellë ndryshim cilësor në jetën e shqiptarëve.

Vendi ynë ka marrë vlerësime të vazhdueshme nga institucione të ndryshme ndërkombëtare, si OECD, KE, DASH, të cilët nëpërmjet raporteve të tyre janë shprehur me nota pozitive për progresin, duke na renditur ndër të parët në rajon dhe krahas vendeve të zhvilluara europiane.

Përllogaritet se qytetarët dhe bizneset tashmë kanë kursyer 12 milionë euro dhe 1010 vite pritje në radhë, falë procesit të digjitalizimit. Aktualisht në platformën e-Albania janë 1231 shërbime elektronike ose 95 % e të gjitha shërbimeve publike shtetërore.

2 Komente

  1. a
    ardit

    Sa do gllaberroje familja Blair nga kjo nisem?Nen Ramen kjo familje ka fituar dhjete here me shume se cka fituar gjithe jeten ne Angli(dhe ofshore se per ofshore morri perbuzjen e britanikeve).

    1. S
      Sara

      Kjo eshte fiks sic ka mbiemrin

      Lini një Përgjigje