Trump: U arrit marrëveshja që shpëton TikTok në SHBA

15 Shtator 2025, 16:55Hi-Tech TEMA
Trump: U arrit marrëveshja që shpëton TikTok në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se është arritur një marrëveshje me Kinën për të garantuar vazhdimin e funksionimit të TikTok në Shtetet e Bashkuara. Ky është fundi i një procesi negociatash që ka zgjatur më shumë se një vit.

“Takimi i madh tregtar në Evropë midis SHBA-së dhe Kinës ka shkuar shumë mirë. U arrit gjithashtu një marrëveshje për një kompani të caktuar që të rinjtë donin shumë ta shpëtonin. Ata do të jenë shumë të lumtur,” shkroi Trump në Truth Social, duke nënkuptuar TikTok.
Marrëveshja u diskutua gjatë takimeve diplomatike këtë javë në Madrid. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, konfirmoi se çështja e TikTok ishte pjesë e bisedimeve.

Trump kishte shtyrë disa herë afatin për zgjidhjen e çështjes, duke këmbëngulur që një pjesë e biznesit të TikTok në SHBA të kalojë nën kontrollin e investitorëve amerikanë.

Kujtojmë se Kongresi miratoi një ligj të propozuar nga administrata e ish-presidentit Joe Biden, i cili parashikonte ndalimin e TikTok në SHBA nëse kompania kineze nuk hiqte dorë nga aksionet e saj në aktivitetin amerikan të platformës.

1 Komente

  1. M
    Muç Xhepa, diplomat kariere, prozator

    O Zeus, po te qi n mythe Putini, lere tik-tokun se nuk vret njerez ai. Po je vertet i derguari i Allahit, shpeto femijet, pleqte dhe grate ne Ukraine, Gaza etj. He t shpofsha n mythe.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje