10 shtetet që prodhojnë dhe shesin më shumë kanabis, mes tyre dhe Shqipëria

25 Nëntor 2022, 21:50Kronika TEMA

10 shtetet që prodhojnë dhe shesin më shumë kanabis, mes

Raporti Botëror i Drogës për vitin 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin tregon se Shqipëria është vendi i 7-të në botë për prodhimin dhe shpërndarjen e kanabisit në botë.

Raporti shqyrton gjendjen e kultivimit të drogës në vende në mbarë botën.

Nga 154 vende, Shqipëria renditet e 7-ta pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Shqipëria ja doli të dilte mbi Kirgistanin, Iranin, Nepalin dhe Indinë, të cilat kompletuan listën e 11 vendeve kryesore për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit nga 154 vende.

Shqipëria u rendit gjithashtu e para në rajonin e Evropës Juglindore, duke sugjeruar se ka një tregti të konsiderueshme të kultivimit të kanabisit e cila ose eksportohet ose përdoret brenda për brenda. Pas Shqipërisë erdhën Turqia, Rumania dhe Bullgaria.

Vendi ynë është përmendur edhe për të ashtuquajturën rrugë ballkanike për trafikimin e heroinës, e cila fillon në Pakistan dhe kalon përmes Sirisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë përpara se të vazhdojë në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas raportit të OKB-së, legalizimi i kanabisit në disa vende ka kontribuuar në rritjen e përdoruesve të kësaj droge edhe pse shpesh pretendohet se legalizimi ka një efekt të kundërt. Ai gjithashtu raporton një rritje të përdorimit të kokainës, drogave sintetike dhe mangësi në mekanizmat e trajtimit të problemeve me drogën, veçanërisht për gratë.

5 Komente

  1. R
    ROÇKODAN

    jemi ne shtate shendet me te industrializuara

    1. A
      AX

      E keni lexuar me byth raportin. Te gjitha raportet flasin per deshtimin e luftes dhe demet e prohibicionit. Pi hej me shume alkol kur ishte e ndaluar.

      1. L
        Latif Dreqi

        Fitoreee.... e te mendosh e gjitha kjo fale vizionit dhe perkushtimit te perditshem dhe te gjithanshem te kesaj qeverie me ne krye Edvin Ramën...mund te ishim edhe ne dy tre vendet e para per eksportin e kanabisit nese nuk do te ishte rritur konsumi i brendshem. Kjo nuk eshte arritje e vogel e kesaj qeverie.

        1. D
          Dajti

          Shqiperia me 3.000000 banore dhe 28000 kilometra katror prodhoka me shume se India me 1.300.000.000 banore ,e pa besueshme .Duhet qe ne Shqiperi duhet te jene mbjelle malet, fushat,gerxhet,kodrat etj. etj. e deri tek taracat e pallateve.Keto jane genjeshtra dhe lobime.Nuk pretendoj se ska, por jo te shtatet ne Bote.Balte nga " patriotet " Shqipetare qe dihen kush jane.

          1. T
            Tropoja

            Te gjithe ne proteste ta heqim Shqiperine nga lista e turpit droga krimi emigrimi masiv

            Lini një Përgjigje