Laboratori i kokainës në Fier: Del në skenë emri i Nuredin Dumanit, ja lidhja

25 Nëntor 2022, 14:48Kronika TEMA

Laboratori i kokainës në Fier: Del në skenë emri i Nuredin

Një ndër emrat që është arrestuar lidhur me laboratorin e drogës në Fier është edhe Julian Malaj. Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Kjo pasi ai është arrestuar sepse mjekoi dhe ndihmoi të shumëkërkuarin Nuredin Dumani, i cili ishte plagosur pas përplasjes me armë në Elbasan, me Talo Çelën.

Për Malajn u  caktua masa ‘detyrim paraqitje’. 

Ai u akuzua se nuk njoftoi policinë e Fierit për gjendjen e tij të plagosur me armë zjarri. Mjeku u akuzua për moskallëzim krimi, pasi nuk raportoi në polici se kishte mjekuar të shumëkërkuarin.

Në deklarimet e tij ai ka thënë se nuk e njiht dhe as kishtre dijeni për të shkuarën e Dumanit.

Lini një Përgjigje