Aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë, humb jetën një person, plagosen disa të tjerë

11 Dhjetor 2024, 09:36Kronika TEMA
Aksident i rëndë në aksin Pogradec – Qafë Thanë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Pogradec – Qafë Thanë ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga informacionet paraprake mësohet se nga aksidenti një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë aty ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë pasi njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar.

Dyshohet se shkaqet e aksidentit kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, manovra e gabuar dhe lagështia në rrugë por do jetë ekspertiza ajo që do zbardhi dinamikën e ngjarjes.

Lini një Përgjigje