Aksident në aksin Levan-Tepelenë: Plagosen dy fëmijë, transportohen me urgjencë në spital

23 Dhjetor 2023, 20:30Kronika TEMA
Aksident në aksin Levan-Tepelenë: Plagosen dy fëmijë,

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete, ku si pasojë janë plagosur dy fëmijë të cilët po transportohen  në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje