U kapën në Gjermani, ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona të dënuar me burg për mashtrim

23 Dhjetor 2023, 12:06Kronika TEMA
U kapën në Gjermani, ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtarë për mashtrim, të cilët fshiheshin në Gjermani, janë arrestuar nga autoritetet gjermane, me qëllim ekstradimi në Shqipëri.


Policia thotë se në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2”, janë lokalizuar dhe ekstraduar në Shqipëri, Ilir Nazaj dhe Kristaq Tola.

Ilir Nazaj, 53 vjeç rezulton i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa Kristaq Tota, rezulton i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi".

Lini një Përgjigje