Shitësja e luleve rrëfen vrasjen e Santos

23 Dhjetor 2023, 19:10Kronika TEMA
Shitësja e luleve rrëfen vrasjen e Santos

Valbona, e cila për 20 vite ka shitur trëndafilat e mbjella në kopshtin e saj, në rrugët e Bllokut në Tiranë, rrefën ngjarjen që tronditi Shqiperinë në vitin 2014.

Ajo tregon se Artan Santo, drejtori i një banke në atë kohë, i cili u vra teksa shkonte në punë, ishte një prej klientëve të rregullt të saj.

Valbona e vlerëson Santon si të sjellshëm dhe shumë të edukuar, dhe nuk harron traumën qe perjetoi, pasi vrasja ndodhi shumë pranë vendit ku shiste trendafilat

“Më shumë përshtypje më ka lënë Artan Santo, ishte njeri i kulturuar me edukatë. Blinte lule, sidomos të shtunave që ishte dhe me familjen, merrnin lulet e freskëta dhe i kanë blerë gjithmonë tek unë. Nuk e dija që ishte drejtor banke. Pastaj kur e kam parë në televizor kush ishte, thashë ky njeri kaq i madh blinte lule në rrugë dhe ishte kaq i sjellshëm. Fliste sikur ishte rritur në katund me ne, ishte me shumë kulturë dhe i respektueshëm. As dhuratë nuk pranonte t’i jepje, gjithmonë të jepte paratë.

Kisha dalë si përditë aty dhe dëgjova të shtënën, i thashë burrit që ndodhi një vrasje. Ai ishte në kafe pak më lart. Nuk e dinim kush ishte vrarë. Ishin tronditur dhe fëmijët se të gjithë gazetarët dhe kamerat kishin kapur mua dhe kisha dalë në çdo stacion televizv. Erdhi policia bllokoi zonën dhe unë ngela aty deri në fund. Mbeta aty me kovat me lule pasi më thanë të mos lëvizja dhe t’i prekja lulet.

Jam prekur kur erdhi djali i tij dhe pa vendin. Shumë ditë më vonë pësova si ankth më dukej sikur do ndodhte prapë. Qytetarët e Tiranës merrnin lule për atë dhe i vendosnin te vendi ku u vra, aty e kuptova kush ishte ky njeri. Dhe kjo punë zgjati një vit”, tha ajo.

16 Komente

  1. K
    Kinkel

    Ka ndonje scoop?!

    Përgjigjjuni
    1. s
      stalini

      Santon e vrau Sali berisha, grida duma,agron kuliqi,erzen breqani,sali lushaj mos e kerkoni ne gjirokaster, i keni gjithe kete bande ne tirane akoma pa u denuar

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti35

        Cfare rrefimi? Qe degjoi krisma, dhe nuk e pa kush u vra. Pash zotin pse na harxhoni kohen.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luiza

          Kush perfitoi nga vrasja e drejtorit te bankes "Credins", Artan Santo? A nuk u be drejtor burri i mbeses nga i ati i Sllobodanka (Liri) Berishes?!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            Përse jepet pikërisht tani ky “lajm”????? Po hiqen një nga një lëvozhgat e qepës mesa duket

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pirdhni se liroheni.

              Si tek filmi "Lulekuqet mbi Mur".... femijet e jetimores nje zeri egjuam krisma, kuestori fashist kush foli, ti, ti, apo ti...... Gjithnje mafiozet jane te sjellshem si gjithe njerezit e "thjeshte", si ka mundesi qe cdo mafioz blen lule, qesh jep bakshish etj, me pas dalin lidhjet e tyre me bandat e droges etj etj transferta parash te pista....

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Sali Berisha nuk i duron dot njerzit e sjellshem,te kulturuar dhe me edukatedhe i zhduk. Ai do te jene rrugaç si deputetet e tij,horra dhe mafioz.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  salikoqepetulla

                  Dihet kush e vrau Sali krmineli.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    Pyesni Griden...

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Taku

                      E mo e mbushet me m… dhe per sot

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Daullxhiu

                        A di gje grifsha per kete rast?

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Cdo krim len gjurme !

                          Kudo ne Bote krimet edhe mbas shume vitesh ,, psh 30 ose 40 vite , rikalojne ne site perseri... Inteligjenca ka haritur deri aty saqe cdo krim ! nuk ka shance te fshiet.. vjen nje kohe dhe cdo gje dele ne drite ...vetem valle ha do jene gjalle Autori ose Organizatori i vrasjes ! se bishat qe kane dijeni dhe jane gjalle ! nje dite te bukur ngjarja do te zbardhet...sic jane zbarudhur me mijra ngjarje kudo ne Bote..

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cdo krim len gjurme !

                            Kudo ne Bote krimet edhe mbas shume vitesh ,, psh 30 ose 40 vite , rikalojne ne site perseri... Inteligjenca ka haritur deri aty saqe cdo krim ! nuk ka shance te fshiet.. vjen nje kohe dhe cdo gje dele ne drite ...vetem valle ha do jene gjalle Autori ose Organizatori i vrasjes ! se bishat qe kane dijeni dhe jane gjalle ! nje dite te bukur ngjarja do te zbardhet...sic jane zbarudhur me mijra ngjarje kudo ne Bote..

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              XXXL

                              Kerkoni se kush parti kerkoi ne ate kohe borxh me kest te ulet dhe Artan Santo e refuzoi dhe do gjeni urdheruesit e vrasesit …..ne kete vrasje nuk perjashtohet askush ….

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                PROKURORI

                                NA RROFSHI BOLET E KARZETARET E TEMES:KU ESHTE LAJMI KETU,?;BURRI ISHTE DY KAFENE ME LART;PER NJE VIT NJERZIT BLININ LULE E I VENDOSNIN KE VENDI KU U VRA sANTOI:jU DHJEFSHA GAZETARINE

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Degelisi

                                  Une jame I nje mendje me "prokurori" Keta shkruesit e gazettes "Tema" me sigiri Jane nxenes qe nuk kane mbaruar shkollen e mesme dhe me poshte se medioket

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje