Çmenduria në Patos: 38-vjeçari rrëmben një vajzë dhe e çon në shtëpi ta përdhunojë, rreh dhe të ëmën që ndërhyri të shpëtonte vajzën

23 Dhjetor 2023, 12:16Kronika TEMA
Çmenduria në Patos: 38-vjeçari rrëmben një

Një 38-vjeçar në Patos ka rrëmbyer një vajzë dhe e ka çuar në shtëpinë e tij për ta përdhunuar.

Sipas Policisë, ai ka dhunuar edhe mamanë e vet, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën e rrëmbyer.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

3 Komente

  1. D
    Drini

    Ca behet more, i shkon mendja robit per te qire edhe s’mbahet! Castration ben pune vetem.

    Përgjigjjuni
    1. A
      A

      Kriminel te papare

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patosi

        Po pse lodheni ore te uruar, thjeshte fare, tridhjani koqet, qe sa te jete gjalle, mos ti shkoje mendja per p..h e as per ti rene me dore (masturboje).

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje