Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Çiflik.
Një automjet tip Benz me targa ‘AA022PR’ ka përplasur një kalimtare. Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër kur e ka përplasur automjeti.
Shoferet ne shqiperi po vrasin shume njerez arsyeja e par qe jane te droguar siguracioni makines dhe pse ke aksident me vdekje nuk i ndershkon, 18 vjecaret marrin makine dhe siguracioni eshte qesharak, nuk ndalohen aksidentet me kete menyre, e para eshte shtrejtimi i shofereve te rinje dhe ata qe kane aksidente, heqje patente per 10 vjet mbase u bie ndermend kure hapin deren e makines