Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali fajëson mjekët: Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje?

16 Nëntor 2025, 14:20Kronika TEMA
Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali

Një 48 vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më pare pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi.

Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte rrahje të rritura të zemrës dhe tension të ulët. Mëngjesin e sotëm, mësohet se 48 vjeçarja sërish nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë djali dhe babai i saj që e kanë gjetur të pajetë në dhomë.

Djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij.

“Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. Nuk ishte mirë dhe tha do vemë në spital. E çuam, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemin, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihem mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorrën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?

Ditën tjetër përsëri tha që s’jam mirë dhe lajmëruam ambulancën. Na thanë që e ka tensionin e ulët, rrahjet e zemrës të larta dhe i bënë tre gjilpëra. Gjatë ditës mami ankohej sërish që nuk ishte mirë. Sot në mëngjes u ngrit, mori për të ngrenë dhe ishte në dhomën e saj. Gjyshi më tha hajde foli mamit se spo na përgjigjet. U ngrita dhe shkova atje, e pashë të shtrirë, e kuptova që kishte ndërruar jetë.

Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorrën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër.”, tha ai. 

Policia e Korçës po merr deklarimet e familjarëve për rastin ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe stafi mjekësor që kanë qenë në shërbim përgjatë këtyre dy ditëve. Nga ana tjetër, trupi i 48 vjeçares do ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 

8 Komente

  1. ?
    ?

    Tromboemboli pulmonare masife

    Përgjigjjuni
    1. .
      ....

      Keshtu eshte kur i paguajme diplomat dhe ne fund e pesojme po vete. Dhe nese pedagogu nuk pranon te korruptohet , eshte ai ' i keqi ' , ' maskarai', jo ti qe po jep para per te kaluar provimin. Jemi shoqeri e kalbur dhe e pa moralshme.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ramazoni

        Ju shkërdhefsha bluzat e bardha

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patrioti

          Mer kallashin dhe shko thoju miremengjes doktoreve.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maksi

            Dhe njerzit kane te drejte te thone .....kemi spitale vdekje. Si mund te neglizhohet nje grua ne moshen 48 vjecare ( kulmi I moshes) per arsyen e vetme se eshte nga komunitet tjeter?? Ore doktore te vdekjes , a jeni njerez , a jeni humane , a keni ndjeshmeri njerzore , a ju ze gjumi ore sharlatane qe keni ne mendje vetem parane qe kurre nuk do ta gezoni......a mendoni se edhe kur te vdisni do merni me vete mallkimet e njerve te pafajshem qe shpresojne te ju dhe ju me negligence tuaj I coni ne boten tjeter dhe keto mosha qe mos e provofshi.......Thirini mendjes o tregtare njerzish , keni zgjedhur per te qene humane dhe ne sherbim te njerve , mendoni se kjo jete ka nje fund edhe pse jeni dhe ken para........

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjyna fatekeqesi persecilin !

              Ngushellime Familiareve ....fatekeqesi.... Kudo mund te nodhin ngjarje te tille , edhe ne Evrope.... ( nese Familiaret nuk kembenngulin qe ta mbajne ne Spital dhe ta Mjekojne.... se ne Evrope te gjitha Spitalet mund te themi jane private....por kane nje Kontrate me Ministrine e Shendetesise, dhe jane te detyruar te Mjekojne secilin qe ka ankesa shendetesore....edhe kure Mjkeet e rrefuzojne qe ta mbjane ne Spital, duhet kembengulur qe ta mbajne....se fundja e kane per detyre edhe nga ana e Ligjti... Ne shqiperi po e po qe mund te themi ska siguri fare si ne kete raste .... edhe shume raste te tjera qe kane ndodhur..... Mjekeve qe ju ndodhin te tilla raste vdekje nga pakujdesia e tyre , vetem nje Denoncim ! pakujdesi ndaj Pacientit.. por he he nene moje nene , ku ka Ligje ! Gjykata, Mjeke edhe te tjere zyrtare apo nenepunes te korruptuar....

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjyna fatekeqesi persecilin !

                Ngushellime Familiareve ....fatekeqesi.... Kudo mund te nodhin ngjarje te tille , edhe ne Evrope.... ( nese Familiaret nuk kembenngulin qe ta mbajne ne Spital dhe ta Mjekojne.... se ne Evrope te gjitha Spitalet mund te themi jane private....por kane nje Kontrate me Ministrine e Shendetesise, dhe jane te detyruar te Mjekojne secilin qe ka ankesa shendetesore....edhe kure Mjkeet e rrefuzojne qe ta mbjane ne Spital, duhet kembengulur qe ta mbajne....se fundja e kane per detyre edhe nga ana e Ligjti... Ne shqiperi po e po qe mund te themi ska siguri fare si ne kete raste .... edhe shume raste te tjera qe kane ndodhur..... Mjekeve qe ju ndodhin te tilla raste vdekje nga pakujdesia e tyre , vetem nje Denoncim ! pakujdesi ndaj Pacientit.. por he he nene moje nene , ku ka Ligje ! Gjykata, Mjeke edhe te tjere zyrtare apo nenepunes te korruptuar....

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  ZYBER

                  mjere populli qe ka perfunduar ne duart e pseudo mjekeve te perkrahur nga narkoshteti. partia socialiste qe sociale ka vetem emrin nuk ka bere asnje hap drejt asaj qe kryeministri e premtoi si shendetesi falas. duhet te ngrihet populli per ti drejtuar armet ndaj qeverise se nuk lihen njerezit te vdesin se skane para per te paguar mjeket qe rrogen e marrin ne shtet por tashme jane te korruptuar deri ne palce dhe po si pagove nuk te shohin me sy. vaj medet o milet. vazhdoni e votoni socialistet se ne rregull jemi

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje