Gazetari shqiptar rizgjidhet në krye të gazetarëve europianë

16 Nëntor 2025, 13:08Kronika TEMA
Gazetari shqiptar rizgjidhet në krye të gazetarëve europianë

Shoqata e Gazetarëve Europianë zhvilloi asamblenë e saj vjetore ndërkombëtare në qytetin simbol të Europës, në Bruksel. Delegatët e gjithë degëve të Shoqatës zhvilluan edhe zgjedhjet, ku u rikonfirmua me 90% të votave gazetari shqiptar Arbër Hitaj, për herë të dytë në krye të një prej shoqatave më të vjetra në Europë.

Hitaj, në fjalën e tij, falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen e dhënë, duke u angazhuar për vëmendje të madhe ndaj forcimit të lirisë së medias, luftë pa kompromis ndaj lajmeve të rreme dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Ai theksoi se megjithëse Europa nuk po kalon periudhën e saj më të mirë për sa i përket lirisë së medias, ajo mbetet modeli më i qëndrueshëm dhe më i respektuar për mbrojtjen e gazetarëve.

Hapja e seksioneve të reja në Europën Veriore dhe pjesë të tjera të kontinentit janë prioritete të tjera që presidenti Hitaj i paraqiti para delegatëve nga seksionet e ndryshme të AEJ.

Në këtë takim të rëndësishëm u zgjodhën edhe anëtarët e tjerë të trupës drejtuese: 3 zëvendëspresidentë nga Spanja, Austria dhe Bullgaria.

4 Komente

  1. T
    Taqi

    Bravo Shqiperia kemi super talente qe si mbeshtet njeri por europa i vlereson shume!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa

      Bravo ARBER .

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cili është Arbër Hitaj

        Bravo, urime dhe suksese të reja! Poooor, ta shohim foton e tij dhe për cilën medie punon! Turpërohem që nuk e di!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Informuesi

          Nuk e dija qe Arber Hitaj paska qene ne kete post kaq te larte . Po te ishte me te pyetur popllin shqiptar ai vend i takone te madhit Cim KARABUSH Peka se besoj i permbush te tera parametrat , i bukur , bythlepires , besnik deri ne ngordhje familjes gjakatare kriminale Sali hale Berisha .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje