
Të enjten e 16 shkurtit, oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në ambientet e burgut 325 në Ali Demi për të marrë dëshminë e parë pas arrestimit të Alda Klosit, ish zyrtarja e Kryeministrisë, e cila po mbahet në paraburgim nën dyshimet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.
Ish zyrtarja e lartë e kryeministrisë ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj të mëhershëm, se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri, ndërsa dyshimet thotë se i kishte të pastruesja Rozeta Dobi.
Burimet thanë se ajo iu tha hetuesve se paratë janë të xhaxhait të saj, përkundër kontradiktave që ka me rrëfimin e të vëllait. Ndërsa, këmbëngul se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë që u zbuluan në tubin e aspirimit në shtëpinë e pastrueses nuk i përket asaj, pasi nuk ka disponuar asnjëherë shuma të tilla.
Por, ndërkohë është pastruesja e cila rrëfen se paratë janë të ish zyrtares së lartë dhe se ja la ti ruante e në bashkëpunim me të inskenuan vjedhjen, me qëllim që Alda Klosi të akuzonte ish burrin e saj me të cilin kishte përplasje.
Dëshmitë e dy grave janë tërësisht të kundërta ndaj prokuroria ka thelluar hetimet, me qëllim që të mund të provojë se paratë i përkasin ish drejtoreshës së koncesioneve, si dhe të sqarojë rolin e pastrueses rozeta Dobi të djalit të saj, Havierit.
Nënë e bir vijojnë të mbahen në paraburgim nën dyshimet për akuzën e vjedhjes, ndërsa ish zyrtarja Klosi pritet të përballet të hënën me gjykatën e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, ku synon një masë më te lehtë sigurie.
Vazhdon te genjeje kjo putane hajdute?! Ca me keq per te!
Deshmia e pastrueses nuk eshte bindese. Ajo pretendon se Klosi idha parate ne mirebesim per ti ruajtur, dhe rruges per ne shtepi nxori parate nga kasafota dhe kasaforten e hodhi ne nje kazan plehrash. Kur njeriu te le nje amanet duhet ta mbash , e para dhe e dyta : si arin nje pastruese te hape nje kasaforte rruges per ne shtepi ? nje specialisti nuk e di por mendoj se do ti duheshin dite ose jave per te gjetur kodin. e treta ajo ka pare vazhdimisht canta me para te hedhura andej kendej neper shtepi. Po cu bene cantat me para ndresa te pa lara qe hidhen andej ketej neper shtepi. Dy hajdute ne nje dere.
Degjenerata pise dhe hunderre.