Joy Ayoko vdiq në Kenia, Prokuroria e Tiranës dërgon letërporosi për autopsinë

19 Shkurt 2023, 14:23Kronika TEMA

Joy Ayoko vdiq në Kenia, Prokuroria e Tiranës dërgon

Vdekja pesë ditë më parë e shtetases Keniane Joy Ayokos, fati i të cilës vijon të mbetet i paqartë nëse është vrarë apo vëtvrarë në Tiranë, ka detyruar prokurorinë e kryeqytetit, të kërkojë ekspertizën e autopsisë nga drejtësia Keniane.

Përmes ambasadës së Kenias në Romë, akuza e kryeqytetit i është drejtuar me një letërporosi, prokurorisë së Kenias, duke kërkuar vënien në dispozicion të autopsisë që Joy Ayokos, i është bërë në morgun e spitalit ku ndërroi jetë.

Ky veprim procedurial, është kryer në vijim të hetimeve që po kryen prokuroria, me qëllim zbardhjen e rrethanave, që i ka shkaktuar vdekjen Joy Ayokos.

“Ora News” mëson se prokuroria ka hyrë në kontakt me përfaqësues të ambasadës Keniane në Romë, me qëllim marjen e dokumentave që lidhen me autopsinë.

Ndërsa tek spitali i Traumës, është tërhequr plotësisht kartela mjekësore, që tregon diagnozat dhe mjekimet që ka ndjekur Joy.

Dy javë para se keniania të ndërronte jetë, prokuroria dhe policia e Tiranës, janë kthyer për të dytën herë radhazi në apartamentin, ku jetonte vajza në Tiranë.

Qëllimi i vizitës së prokurorit, është realizuar me qëllim kryerjen e një eksperimenti hetimor, duke u bazuar dhe në të dhëna të tjera të mbledhura gjatë kësaj kohe të hetimit.

6 Komente

  1. L
    Lilo

    Tani u kujtuan keta te pafytyre te kryejne veprime hetimore! Keta as profesionist s'jane, as njerezillek nuk kane, as turp s'kane! Mjafte, mos u tallni me fatin e zi te viktimes!

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Te superkorruptuarit e shqiperise qe ja kalojne edhe vendeve afrikane bejne sikur duan te vendosin drejtesi.Aty e kishit pse nuk e zbuluat?PLEHRA!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nasi nga Palortoja

        Keta tallin sumen. Prokuroret tane nuk kane fuqi te ndjekin qente e mehalles jo po merren me ceshtje matane botes qe do te pakten 2-3 vjet. E pastaj Prokuroret do japin doreheqjen apo kane harruar fare, Tallni sumen.

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetari

          Lajm idiot i shkruajtur nga analfabete, ku lexuesi nuk kupton asgje...! Kush eshte kjo ? c'pune ka prokuroria shqiptare me vdekjen e nje Keniane ne atdheun e saj etj etj?

          Përgjigjjuni
          1. !
            !!!

            Pse nuk je i informuar nuk t'a ka fajin gazetari e as lajmi vella. Viktima eshte masakruar ne Tirane dhe ka nderruar jete ne vendin e saj!

            Përgjigjjuni
          2. a
            ardi

            Kush e di sa kane marre prokuroret qe tallin bythen e bejne sikur hetojne.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje