FOTOT: Kjo është BMW-ja luksoze me të cilën do kryhej atentati në Elbasan

19 Shkurt 2023, 15:13Kronika TEMA

FOTOT: Kjo është BMW-ja luksoze me të cilën do kryhej

Në foto është automjeti luksoz tip “BMW X6” në të cilën ditën e sotme u gjetën tre armë zjarri dhe lënde djegëse të bëra gati për kryerjen e një krimi.

Siç duket në video automjeti, ndodhej brenda një godine të braktisur, në afërsi të së cilës ndodhet një kosh mbeturinash ku u gjet një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Zona survejohet e gjitha nga kamerat dhe policia ka sekustruar pamjet filmike, me të cilat do të mund të zbulohen detaje të tjera thelbësore nga ngjarja.

Një atentat u parandalua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia mori informacione se një makinë e cila ishte e parkuar në zonën e quajtur ish-Konservimi, pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ kishte armë.

Dhjetëra forca policie rrethuan makinën në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat. Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person i njohur.

 

Lini një Përgjigje