Havier Dobi: Shuma prej 500 mijë euro i përket Alda Klosit

19 Shkurt 2023, 14:59Kronika TEMA

Havier Dobi: Shuma prej 500 mijë euro i përket Alda Klosit

Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi, ka përforcuar akuzat e ngritura nga prokuroria ndaj Alda Klosit, ish këshilltares së Arben Ahmetajt, e arrestuar më 3 shkurt. Në dëshminë e tij i riu ka pohuar se shuma prej 500 mijë eurove i përket Klosit.

Havier Dobi, i ka qëndruar thënieve të nënës së tij në deklarimet e 3 shkurtit, kur prokuroria lëshoi edhe urdhërin e arrestit ndaj ish zyrtarës për të cilën janë ngritur tre akuza. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit duke treguar fakte e rrethana të reja për hetimin e kësaj çështjeje.

Havieri ka thënë se mamaja e tij i ka marrë me urdhër të punëdhënëse së saj paratë, e ndërsa ai ka qëndruar poshtë pallatit ku banonte Klosi, ku e priste me makinë të ëmën.

Më tre shkurt mamaja e tij, Rozeta Dobi për 6 orë u pyet në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Gjatë marrjes së pyetje sanitarja pranoi përpara hetuesve se ka marrë paratë dhe ka treguar se veprimin e ka kryer vetëm, duke hequr çdo përgjegjësi të të birit.

Prokuroria thotë se Rozeta Dobi ka pranuar se të gjitha paratë e sekuestruara, përfshirë dhe 404 mijë eurot e gjetura në aspirator janë marrë nga banesa e Alda Klosit. Ndaj saj janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë.

Ndërsa këte të hënë ish zyrtarja e lartë, Alda Klosi do dalë përpara Gjyktes së Apelit. Ajo ka kërkuar në apel ndryshim të masës së sigurisë atë të arrestit me burg, në një masë më të butë.

5 Komente

  1. F
    Fantomas

    Nje shqiptar me emrin Havier ahahaha

    Përgjigjjuni
    1. e
      edmond( koder rreshen)

      Jo po tallemi me emrat e Kinezve ne Shqiptaret,per te cilet themi se hedhin nje en metalike neper shkall,dhe ne baz te tingullit ....Ting,Tang,Tung ju vejn edhe emrat ! Viti i lindjes se Havierit nga Dibra,perkon me luften e Kosoves,dhe ne cdo edicion te lajmeve do degjoje emrin e sekretarit te Natos,Javier Solana,dhe i Jati i Havierit nga Dibra ,kur i ka vu emrin ka enderru famen,por fama ka dy an te medaljes,per mir dhe per keq ,dhe Havieri i Dibres ne vend qe te bahej Fizikant si Spanjolli u ba hajdut !

      Përgjigjjuni
    2. D
      Draper dhe Çekan

      Pse kishte dyshime spaku!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Po mire nese ja ka dhene vete per ti ruajtur, perse i denoncoje ne polici qe mi kane vjedhur qofte edhe gjysmat e gjetura? Po disa persona te tjere qe pastrusja i sherbente pse deklaruan qe jane vjedhur, biles konstatuan edhe sende personale te mara nga pastruesja. Apo dhe keta ja kane dhene per ti ruajtur? Pra eshte nje histori qe stonon dhe duket e shtirur.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enca

          Keshtu eshte kur merremi me jevga si Alda Klosi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje