Altin Dumani në krye të SPAK, avokati: SHBA nuk lejoi që të manipulohej procesi

19 Dhjetor 2022, 14:07Kronika TEMA

Altin Dumani në krye të SPAK, avokati: SHBA nuk lejoi që të

Avokati Idajet Beqiri përshëndeti zgjedhjet e Altin Dumanit në krye të SPAK duke thënë se ishte zgjedhja e duhur.

Në një intervistë për Euronews Albania, Beqiri theksoi  se SHBA i qëndroi në ‘kokë’ këtij procesi duke mos lejuar që të mos bëhen ndërhyrje nga politika.


“Duhet të ishte një proces normal pa zhurmë dhe bujë, por fakti që politika tenton të fusë hundët në SPAK, bëri që ato që janë sponsorët kryesorë të reformës në drejtësi ata që janë ideatorët dhe që e kanë mbështetur në shumë gjëra këtë strukturë i qëndruan në kokë.

SHBA nuk la që ky proces të manipulohej. Vlerësoj që përzgjedhja ka qenë e mirë”-tha Beqiri.

1 Komente

  1. I
    Indiferenti.

    Ishte apo nuk ishte zgjedhje e duhur, do e tregoje koha. E rendesishme eshte qe zgjedhjet u ndikuan minimalisht nga politika dhe per kete faleminderit. Keto ngjarje hyne ne ate qe quhet "instinkti kombetar" sic jane edhe zgjedhjet e pergjitheshme dhe shpresojme qe ky instikt ne kete rast te pasqyroje drejtesine dhe jo rrumpallen shqiptare....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje