
Zbardhen detaje të reja nga krimi horror i vitit 2017, kur u vra Menduh Kurt-Deda. Një tjetër dëshmitar kyc është Faik Stojna, me të cilin ka pasur lidhje intime Marjeta Karaj që dyshohet se ishte porositësja e vrasjes.
Në vitin 2014, Stojna është njohur me Marjeta Karajn, e cila ishte e punësuar si sekretare e një OJF që drejtohej nga viktima.
Sipas tij, kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Makina që përdorën Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota, të porositur nga Marjeta Karaj për djegien e Menduh Kurt-Dedës ishte e Faik Stojnës.
“Për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, Marjeta Karaj ka përfshirë djalin e Besmir Karajt i cili në bashkëpunim me një person tjetër, lidhje e tij shoqërore në muajin maj të vitit 2017, e kanë marrë dhe hipur Menduh Kurt-Dedën në automjetin e markës Ford Focus, me ngjyrë jeshile me portobagazh (në posedim nga Faik Stojna) dhe e kanë transportuar në drejtim të vendit të quajtur Kodër Shupal.
Në këtë vend ata e kanë lidhur të ndjerin me një zhinxhirë si ato që përdoren për lidhjen e qenve, dhe pasi e kanë spërkatur me benzinë dhe kanë ushtruar ndaj tij presion për kthim e borxhit Marjetës. Në kushtet kur shtetasi Menduh Kurt-Deda ka mohuar borxhin ndaj mamasë së Besmir Karaj, shoku i Gazmir Ngota, i kanë vënë flakën me ane të një mjeti ndezës (çakmak), dhe si pasojë trupi i Menduhit është përfshirë nga flakët. Pasi kanë kryer këtë veprim Besmiri ishte shoku i tij janë larguar prej aty.
Sipas deklaruesit Faik Stojna këtë fakt ai e ka mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj si dhe dhe mamaja e tij Marjeta Karaj, me të cilën fillimit ka patur lidhje intime ndërsa me pas ka patur mosmarrëveshje lidhur me një borxh ndërmjet tyre”, thuhet në dosjen hetimore.
Të tillë njerëz të ndyr, pa moral dhe ndërgjegje, i kanë ngritur dhe organizuar OJQ në Shqipëri. E kuptuat tani se çfarë janë OJQ?