Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrot e pasurive të personave të lidhur me Gëzim Çelën

23 Prill 2024, 15:54Kronika TEMA
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrot e pasurive të personave

Apel i GJKKO-së ka lënë në sekuestro pasuritë e të afërmve të Gëzim Çelës.

Ka qenë ish-gruaja e Çelës, Miranda Thartori që ka ankimuar vendimin e GJKKO për sekuestrimin. Me kërkesë të SPAK, i-gruas së Çelës iu sekuestruan 1 dyqan dhe 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro.


Dyqani i sekuestruar ka vlerën 321 120 euro, ndërsa dy apartamentet në kryeqytet kanë vlerat e 40 000 dhe 42 200 euro.

Ankimi nga Thartori u bë më datë 17 të këtij muaj, ndërsa sot trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Daniela Shkira (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), lanë në fuqi sekuestrot.

 

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “***”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria “***” sh.p.k. dhe M.Th.

Lini një Përgjigje