Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare, ekspertiza e 3-vjeçarit do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

23 Prill 2024, 12:25Kronika TEMA
Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare,

Ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekut Roland Xhaxho, do të kryhet nga një grup mjekësh italianë.

Mjekët italianë do të kryejnë ekspertizën mjekoligjore të 3-vjeçarit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.


Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private, brenda ambienteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”.

Babai i Brianit hodhi akuza ndaj mjekut Ronald Xhaxho duke thënë se djali do të bënte vetëm pastrim gurëzash, por klinika i ka bërë 14 dhëmbë.

I ati i 3-vjeçarit, u shpreh se mjeku ka gënjyer kur tha se djali ka dalë duke qarë nga klinika dhe duke kërkuar të vëllain. Sipas tij, vogëlushi s’ka folur asnjë fjalë pas operacionit dhe doli i përgjumur.

2 Komente

  1. A
    Andi

    Une nuk e di si ka qene vertet historia, po dhe ju o gazetare behuni pak me te sakte. Si mundet te shkoje nje femije 3 vjec te pastroje gurezat!!! Ai nuk ka ende dhembe, cfare gureza te kete pasur!? Pastaj nuk ka nevoje per narkoze te pastroje gurezat. Mos i merrni shabllon cfare mund te thone familjaret ne mesin e tragjedise se madhe qe i ka rene mbi koke. Nuk po i dal ne krah mjekeve, por jini pak me objektive ne cfare shkruani, mos shkoni vetem drejt skandalit dhe titujve bombastike!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zaza.

      Po cekspertize femija beri arrest kardiak ne kliniken e ketij daktorrit miku i tan shehut pasi i bene mazazh e rikthyen dhe cuan ne spital. Talluni se ska as prokuror as shtet Tan prasi ben ligjin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje