Rrëmbeu nipin 3 vjeç dhe e mbajti 8 ditë, Gjykata jep masën e sigurisë për Bahrije Gjunin

22 Prill 2024, 15:47Kronika TEMA
Rrëmbeu nipin 3 vjeç dhe e mbajti 8 ditë, Gjykata jep

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bahrie Gjunin, gjyshja që mbajti peng nipin e saj 3 vjeç.

Seanca në ngarkim të Gjunit u mbajt pa praninë e mediave. Gjyshja mbajti të fshehur nipin e saj për tetë ditë.

Pas tetë ditësh kërkimi nga policia, Bahrie Gjuni u vetëdorëzua në polici, së bashku me vogëlushin.

Në dëshminë e saj, ajo deklaroi se gjithçka e ka bërë në emër të dashurisë për nipin e saj dhe dëshirës së madhe për ta rritur vetë, pasi djali vdiq në aksident rreth një vit më parë.

Kujtojmë që fillimisht në lidhje me ngjarjen pas denoncimit nga nëna e të miturit, ra në pranga gjyshi Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj.

 

1 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    O njerez,po pse jeni akoma te e së ëmës. Djalin e humbet, ashtu qe e shkruar,paste drite.Po pse mor njerez nuk e rrisni ate femije me dashuri,te gjithe bashke, po ajo qe e lindi,nuk e do,po gjysherit nga Nena,po sikur te ishte e kunderta si do tju vinte. E bet me traum ate femije qe tre vjec.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje