Arresti në burg/ Gjykata e Lartë vendos të hënën për ndryshimin e praktikës

1 Maj 2026, 11:47Kronika TEMA
Arresti në burg/ Gjykata e Lartë vendos të hënën

Gjykata e Lartë do të shprehet të hënën për njehësimin e praktikës gjyqësore sa i takon kushteve dhe kritereve për aplikimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Burime bëjnë me dije se të hënën në mesditë Kolegjet do të shprehen mbi kërkesën e Prokurorisë së Apelit Tiranë për rastin e Bektesh Zenelit, që u bë shkak për mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nëse do të ndryshojë ose jo vendimi njëhsues i vitit 2011, ku referohen aktualisht organet gjyqësore për caktimin e masës së arrestit.

Bashkë me vendimin pritet që në seancën publike të shpallet edhe vendimi mbi vendimmarrjen e Kolegjeve të Bashkuara, por nuk dihet si janë ndarë në vota 16 gjyqtarët pro dhe kundër. Që të miratohet ai vendim, duhet që shumica e gjyqtarëve të votojnë pro iniciativës së ndërmarrë nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

2 Komente

  1. E
    Eshte koha qe Gj. E Larte te frenoje Spak/Gjkko

    Gjykata e Larte te ban kujdes se Dado, Dumani e Braho mund ta futin te teren ne burgun me 5 yje te Dados!

    Përgjigjjuni
    1. A
      ADRIATIK:

      Gjykata e Larte,ne baze informacioneve te mia,nuk mer vendim per te ndryshuar praktiken e deritanishme sepse shumica eshte kunder.Rezultati 10 kunder 6 pro. Rrofte reforma ne drejtesi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje