Artan Hoxha zbardh arsyet përse krimi del jashtë kontrollit në Kavajë

23 Maj 2023, 09:03Kronika TEMA

Artan Hoxha zbardh arsyet përse krimi del jashtë kontrollit në

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një analizë të rrethanave të vrasjes së ditës së diel në Kavajë, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Arjan Gosa.

Hoxha tha se Kavaja është një “vatër” e ngjarjeve kriminale pasi sistemi i drejtësisë ka dështuar në atë qytet dhe është lënë si një “xhep në harresë”.

“Kavaja ose ka qetësi totale ose ndodhin ngjarje të tilla. Si është e mundur që ka krime të tilla në Kavajë. Në Kavajë janë krime të këtij niveli që nuk e kontrollon dot s’ka të beje as me krime ordinere as të niveleve të larta. Viktimat ose janë me origjinë kavajase ose të ardhur.

Në 2012 u vranë dy e u plagosën tre persona dhe personi që i goditi ishte piktor, u zunë për punë toke. Piktori kishte kërkuar disa herë ta zgjidhte. Kavaja lihet shpeshherë si një vend xhep. Ka dhe në favor tjetër ka dalje në det. E parë në këtë prizëm nuk gjej dot shpjegim tjetër veçse dështimit të sistemit të drejtësisë. Aty është ambienti që nuk e favorizon çtensionimin e situatës.

Të bën ose të ikësh nga ai qytet ose ta zgjidhësh vetë. Kur një qytetar nuk e gjen zgjidhjen e zgjidh vetë. Ai ka vrarë aty dhe duket sikur ka pasur një barrë të rëndë. Mënyra që pashë se si kishte ikur autori mbrapa, ta devijon problemin nga e vërteta. Më një territor siç është Kavaja kemi një mosfunksionim të ligjit dhe drejtësisë”, tha Artan Hoxha.

1 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Kavaja dhe Rrogozhina duhet te shkeputen nga administrata shteterore e Tiranes dhe t'i kalojne Durresit. Ndoshta rrogozhina mund t'i kaloje edhe Elbasanit...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje