"Autori veproi i vetëm, u largua në drejtim të Shkodrës", zbulohen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Lezhë

19 Prill 2023, 17:43Kronika TEMA

"Autori veproi i vetëm, u largua në drejtim të

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i regjistruar mesditën e sotme në Shëngjin të Lezhës, ku u ekzekutua biznesmi Ardian Nikulaj (Marku) brenda lokalit të tij.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dyshohet se autori ka ardhur nga Shkodra dhe pasi ka kryer vrasjen është larguar sërish drejt atij qyteti.

Autori ka vepruar i vetëm, i cili ka ardhur me një motorçikletë, me skafandër në kokë dhe jelek fosforishent. Mësohet se tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë dëshmuar për grupin hetimor se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier.


Dyshohet se autori ka qëlluar me një armë zjarri pistoletë tip TT, ku ka zbrazur 6 plumba, një prej të cilave e ka zënë viktimën në ballë dhe një tjetër në trup.

Ardian Nikulaj ishte kandidat për Këshillin Bashkiak në Lezhë me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit, teksa në zgjedhjet e vitit 2021 ka qenë dhe kandidat për deputet me këtë forcë politike, si dhe më herët ka qenë drejtor i Aluiznit në Lezhë.

2 Komente

  1. F
    Fener Zizi

    Na çat @arin Rrac e Shpellaresh, do ti paguani te gjitha ça i keni bere Populli duke e vjedhur dhe vrare, Saliu po ju @i Grat e Motrat dhe ju prap me Saliun.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Filluan zagaret e Saliut te japin informacione fallco. Vjehrri i te ndjerit tha qe ishin dy vete, ishin me makine te vjedhur, keta thone ishte vetem 1 njeri me motorr.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje