
Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku ka lënë qelinë e burgut në Itali, pasi Gjykata e Fermos i ka dhënë pafajësinë.
Në seancën gjyqësore Kajmaku është mbrojtur nga avokatët Ariol Kondi dhe Paolo Rossi.
Mësohet se pafajësinë e ka fituar edhe nipi i Agim Kajmakut, Edmond Kajmaku.
Arrestimi i Agim Kajmakut
Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës kishte shkuar në Itali një javë përpara se të arrestohej nga policia e Marches mesditën e 25 majit 2022, i akuzuar se fshehu 20 kilogramë kokainë brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij.
Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, Agim Kajmaku ka udhëtuar me avion nga Tirana drejt Ankonës më 20 maj ndërsa 5 dite më pas ai u arrestua në flagrancë pranë një fidanishteje në Grottamare, afer San Benedeto di Tronto, së bashku me nipin e tij, Edmond Kajmaku.
Pas arrestimit të Kajmakut në Itali, një operacion u kryer edhe në Shqipëri, në Portin e Durrësit, tek kamioni i drejtuar nga vëllai ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku. Dyshemeja e kamionit të boshatisur ishte e modifikuar me vende të përshtatshme për ato të transportit të drogës, por brenda tyre janë gjetur vetëm pjesë bukepeshku dhe jo drogë.
Për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbentë ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga policia italiane.
Eshte tamam ne kohe per te vene kanditaturen per kryetar bashkie ne Vore.Shpejto Kajmak
Gazetare "dru-me-pre", ne titull shkruani qe u kap me droge, ndersa poshte ne shkrim tregoni qe nuk eshte gjendur gje nga kontrolli i makines. Kur personi fiton pajfajshmerine, ju perse i denoni duke shkruajtur te tilla idiotesira? Po te ishte kapur me ate sasi droge qe ju shkruani ne titull ai dhe nipi i tij nuk do te liroheshin. Tani pres qe ndonje komentues shpellar to thote qe ka nderhyre Rama ne drejtesine shqiptare dhe e ka liruar. Idiote keta qe sjellin te tilla idiotesirash, por me idiote jane ata qe u besojne gazetave shqiptare. Shpellare, te vetequajtur gazetare, e keni kthyer gazetarine shqiptare ne kazan plererash. Shkruani titush tendecioze, por ne Shqiperi nuk funksionon zbatimi i ligjit, sepse ju e keni hak qe te denoncoheni per shpifje dhe te paguani demshperblim. Mjafton disa raste tilla denimi te kemi dhe pastaj do ta shikojme nese do te dali dikush dhe te shpifi pa iu futur gjemb ne kembe. E kemi kthyer shpifjen ne gjene me normale qe ekziston.
Pune katunaresh