FOTO: Momenti i vrasjes së Ardian Nikulaj, autori me maskë COVID dhe skafandër e qëllon me 7 plumba për vdekje

19 Prill 2023, 15:39Kronika TEMA

FOTO: Momenti i vrasjes së Ardian Nikulaj, autori me maskë COVID dhe

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhur në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Një person ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe pasi ka qëlluar 50-vjeçarin është larguar bashkë me një person tjetër që e priste jashtë me motor.

Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur autori i krimit, i veshur me skafandër me jelek fosforeshent si i policisë, i ka drejtuar pistoletën 50-vjeçarit i cili qëndron i ulur në një nga tavolinat e lokalit në pronësi të tij.

Nikulaj rezulton një eksponent politik, ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

Ardian Nikula 50 vjeç, edhe në këto zgjedhje është renditur i 23 në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë.

Lini një Përgjigje