
Ardian Nikulaj, 51 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Shëngjin. Raportohet se Nikulaj është qëlluar me 7 plumba në kokë dhe në trup.
Biznesmeni lezhjan njihej në zonë si person me reputacion dhe kishte ndikim të fortë politik, ndërsa në këto zgjedhje kandidonte për këshillin bashkiak dhe ishte kryetar i PD në Lezhë.
Ardian Nikulaj ndodhej në biznesin e tij, në resortin “Coral Shëngjin” kur dy persona të maskuar e kanë qëlluar me armë dhe janë larguar. Plumbat kanë qenë fatal dhe 51 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, edhe përse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.
Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.
Diku lart ishte biznesman i fuqishen ne zone, poshti ishte me rekorde kriminale, o shok kujdes se nuk te falin bota po ju shkele ne kallo, me mire une qe mbledhi kanoqe dhe flej me dere hapur. Dhe kur themi qe nuk kemi ushtri kur i gjithe populli eshte i armatosur, tha dhe SALIH BIN LADEN armatosuni te gjithe pa perjashtim armet jua dhashe mbroni vehten NGUSHLLIME FAMILJES