Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: I tronditur! Cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë

19 Prill 2023, 15:49Kronika TEMA

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu: I tronditur!

Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj nga një person ende i paidentifikuar.

Ndreu shkruan se është i tronditur nga ngjarja dhe thotë se ky është një cenim i rendit dhe i sigurisë publike në qytetin tonë.

''I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shengjin ku ngeli i vrare Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anetar i keshillit bashkiak! Nje ngjarje e tille eshte cenim i rende i rendit dhe sigurise publike ne qytetin tone!

Kerkoj me force nga organet e rendit dhe prokurorise qe te zbardhin sa me shpejt ngjarjen, per te vene perballe ligjit autoret e kesaj ngjarje te shemtuar!

Shpreh ngushellimet e mia familjes se tij dhe te afermeve per kete humbje kaq tragjike!’- shkruan Ndreu.

Lini një Përgjigje