Vrasja e Ardian Nikulaj gjakmarrje? Policia kontrolle në 3 banesat e familjes Balaj

19 Prill 2023, 17:32Kronika TEMA

Vrasja e Ardian Nikulaj gjakmarrje? Policia kontrolle në 3 banesat e

Një prej pistave ku po heton Policia mbi atentatin ndaj biznesmenit Ardian Nikulaj (Marku), i cili u ekzekutua mesditën e sotme tek lokali i tij në Shëngjin është dhe gjakmarrja.

Ardian Nikulajt në vitin 2000, anëtarë të familjes Balaj i kanë vrarë vëllain. 

Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Balaj, ngjarje ende e pazbardhur.

Shumë vite më pas ekzekutohet dhe vëllai tjetër i familjers, Ardian Nikulaj (Marku). 

Pas atentatit,  policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Balaj në Lezhë. 

Por, nuk janë gjetur në banesë asnjë prej familjarëve dhe djemve.

Ata ndodhen jashtë shtetit dhe pretendimi i tyre është konfirmuar dhe nga TIMS, që tregon daljen e tyre jashtë shtetit disa vite më parë.

 

4 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Bravo, malcorët janë trima, jo si myzeqarët, që nuk japin besë dhe nuk e vrasin atë që shan. Vërtetë myzeqarët rrojnë 80-90vjeç, dhe trimat e malcisë deri 40 vjeç, por ama janë trima............. . Jo po, ik ere se të çau lepri.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I Madhi Morricone

      Bravo loku ,ashtu shkoni ne pith te arushes nje nga nje . Zgjuarsi e madhe te Kesh hasmeri.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fieraku

        Or plehre. Po pse mo , edhe ne kete rast do te futesh perçarje o legen. Po ça lidhje ka a eshte malsor apo eshte myzeqar? Jane njerez , kane familje.

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xhevdeti

        Kush i han këto palaçolliqe, policia nuk e di se nga kosova mund të hysh me një elefant dhe stë thotë kush plaç. Me këto veprime prej injoranti policia, i jep mundësi atyre të dyshuarëve, të ikin dhe të manipulojnë ashtu sikur dhe sistemin e kalimit të kufirit. Ato kamerat nuk ju thonë asgjë, apo skeni fakte. Shum keq për këdo që sheh, në një qytezë ku të gjithë njohin njëri tjetrin, nuk u paska parë, se ku dhe si u zhdukën vrasësi dhe motorxhiu. Plerat janë mes jush, aty brënda policis dhe politikës.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje