Bandat shqiptare, “benzina” që ndez dhunën në Ekuador

17 Maj 2022, 11:30Kronika TEMA

Bandat shqiptare, “benzina” që ndez dhunën në Ekuador

Bandat në Ekuador kanë hapur një tjetër faqe sa i përket krimit të organizuar në Amerikën, duke rritur stekën dhe duke vrarë policë në qendra të shpërndarjes së drogës.

Në një javë, 3 oficerë janë vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e atentateve. Trupi i një oficeri policie u gjet në Guayaquil më 5 Maj, ku së fundmi janë raportuar se qëndrojnë edhe trafikues droge shqiptarë.


Autorët e kishin torturuar fillimisht policin. Në Prill, një tjetër polic u vra në një autostradë në jashtë Guayaquil-it. Polici u ndoq nga dy vrasës me pagesë me një motor dhe e qëlluan në mes të ditës.

InSight Crime shkruan se këto atentate po kthehen në një trend shqetësues në Ekuador. El Comercio ka shkruar se numri i oficerëve të vrarë është rritur gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2020 ka pasur vetëm 5 punonjës policie të vrarë, në 2021 shkoi në 13, ndërsa në vitin 2022 pritet që të rritet akoma më shumë.

Sipas një analize të InSight Crime, rritja e dhunës në Ekuador nxjerr në pah kapacitetet e forcave të ligjit atje dhe korrupsionin në radhët e tyre.

“Shumica e vrasjeve të policisë kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Ata po lajnë hesapet,” tha për InSight Crime Arturo Torres, një gazetar vendas me përvojë të gjerë në mbulimin e krimit të organizuar.

Torres shtoi se disa nga policët e vrarë mund të kenë pasur lidhje të drejtpërdrejta me bandat. “Pasi rekrutohen oficerët e policisë, ata nuk mund të largohen nga këto grupe ose të ndalojnë së vepruari në emër të tyre,” tha ai.

Torres shpjegoi për InSight Crime se rritja e grupeve meksikane dhe shqiptare që merren me trafikimin e drogës ka nxitur dhunë më të madhe dhe kështu ka bërë që oficerët e policisë të kapen gjithashtu në shkëmbime zjarri të ndryshme.

“Ka më shumë burime për të blerë oficerët e policisë, apo për t’i frikësuar ata me kërcënime, jo vetëm personalisht, por edhe përmes familjeve të tyre”, përfundoi ai.

1 Komente

  1. K
    Kush arrin ne Kto Perfundime Greqia mesiguri

    Ju a shkerdhefshin shqiptaret Fytren e Greqireve kudo jane ne bote edhe ktyre qe rrijne fshur te Haleve te Medieve Shqiptare dhe shpifin kunder Shqiptareve duke kerkuar ta Kriminalizojne shqiptaret ne Bote nderkohe qe jane me Plehrat e Botes vete ne cdo drejtime . -----Kane 30-vjet qe Athina finacon e bene Propagande ne Opinine medieve e Televozioneve te Bote kunder shqiptareve ,per ti ber pis Fihuren e Shqiptareve ne Opinion . ------------------------------------------ Ja pta se cben Shteti Greqireve me Miljardat e borxhit dhene nga BE-ja financon Medieve te botes Propagande te Pist greqiresh . BE-ja duhet te reagoje dhe denoje Greqin e Pederasteve qe infektojne kudo jane Boten me Vrymen e tyre te Qelbur

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje