
Një anije e emërtuar “Unistream”, me kapiten rus, flamur të Antigua dhe Barbudas, vendnisje nga Kolumbia dhe e cila transportonte 6.5 tonë qymyr drejt portit të Durrësit, ka sjellë me vete edhe një sasi kokaine prej dhjetëra kilogramësh.
Këto janë të dhënat më të fundit mbi kapjen e lëndës narkotike në hambarin e anijes transportuese, e cila sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, ka hyrë në molin 11 të portit mëngjesin e 16 majit, në orën 10:40.
Sipas të dhënave paraprake, sasia e drogës së peshuar deri tani shkon në 59 kilogramë. Një sasi kjo shumë e madhe, për lëndë narkotike të llojit kokainë.
Ajo ka qenë e ndarë në 53 pako, të cilat kanë qenë të vendosura në dy çanta.
Sinjalizimin fillestar për këtë ngarkesë e kanë kryer partnerët ndërkombëtarë. Më pas, ka qenë njësia e posaçme Task Force, ajo që ka zhvilluar kontrollet dhe ka lokalizuar drogën në hambar.
Kontrolle po vijojnë të kryhen dhe ekuipazhi po merret në pyetje mbi detajet e rrugëtimit.
mos e prste gje Saje Qorri me cunat ne port?