Bashkëshortja tha se e hodhi nga shkallët, zbardhet dëshmia e Fatos Mullës

22 Qershor 2023, 14:54Kronika TEMA

Bashkëshortja tha se e hodhi nga shkallët, zbardhet dëshmia e

Diana Mulla ka përfunduar në spital me këmbën e djathtë të thyer pasi thotë se bashkëshorti i saj e ka hedhur nga shkallët.

Sipas saj ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë në Korçë dhe i shoqi nuk e ka çuar në spital.

Fatos Mulla mohon akuzat duke sqaruar se 55-vjeçarja është rrëzuar vet dhe ai nuk ka asnjë arsye për ta dhunuar.


Ndër të tjera ai ka shtuar se e ka çuar vet në spital, ndërsa vazhdimisht i shërben dhe e ndihmon. Policia sidoqoftë do të vijojë hetimet për veprën penale të dhunës në familje.

Lini një Përgjigje